Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të bëjë disa ndryshime në rregulloren ““Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, mundësinë që klientit t’i krijohet mundësia e konvertimit të kredisë në monedhën, në të cilën ai merr të ardhurat.
Sipas njoftimit të BSH, ndryshimet parashikojnë edhe të drejtën e konsumatorit për të kërkuar konvertimin e kredisë në monedhën, në të cilën gjeneron të ardhurat, si dhe shtimin e një shembulli ilustrues, që banka duhet t’ia vendosë në dispozicion konsumatorit si pjesë të informacionit parakontraktor, në rastet kur ai aplikon për një kredi në monedhë të ndryshme nga ajo e të ardhurave të tij.
Deri tani, kreditë për makina apo për shtëpi kryesisht jepen në euro, duke qenë se edhe tregtarët dhe ndërtuesit në këtë monedhë i shesin ato. Me këtë ndryshim, Banka e Shqipërisë mundëson klientët që, pavarësisht se blerja do të bëhej me euro dhe banka kredinë ja jep në këtë monedhë, këstet ai t’i paguajë në lekë.
ma.me