• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH: Janar-Qershor, bankat shtrënguan kushtet për kredi

by Java News
06/10/2023 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë periudhës Prill-Qershor të këtij viti, bankat në vendin tonë kanë shtrënguar kushtet dhe termat e përgjithshme mbi kreditë e reja për bizneset. Kjo evidentohet në raportin e fundit nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës këto masa kanë ardhur në formën e rritjes së kërkesave mbi komisionet dhe marzhet veçanërisht për kreditë me rrezik më të lartë sesa niveli mesatar, si dhe nëpërmjet rritjes së vlerës së kërkuar të kolateralit dhe uljes së madhësisë së kredisë.

Po sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në 6-mujorin e parë të vitit bankat kanë raportuar përkatësisht luhatje të normës së refuzimit të aplikimeve për kredi nga bizneset. Rritja e normës së refuzimit ose rënia në shkallën e miratimit të kredive gjatë tremujorit të dytë është përcaktuar nga pothuajse të gjithë faktorët e konsideruar nga bankat si të ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit dhe kursimet e bizneseve apo nga mungesa ose papërshtatshmëria e kolateralit.

Nga ana tjetër gjatë periudhës Janar-Qershor 2023, kredia për individët ka ngadalësuar disi ritmin e lartë të rritjes, duke u ngjitur në 260 miliardë lekë në fund të muajit Qershor nënvizon Banka Qendrore.

Kontributin kryesor në rritjen vjetore të kredisë për individët e dha zgjerimi me rreth 8% i tepricës së kredisë së marrë për blerje banesash, ndërkohë që kredia për konsum u zgjerua me 7% në terma vjetorë. Rritja e fortë e kredisë së marrë nga individët për blerje banesash përballë një zgjerimi më modest në kreditë e tjera për individët ka rezultuar në një rritje të peshës së kredisë për banesa në 67% të kredisë së përgjithshme për individët, nga 62% që ishte në mes të vitit 2019./f.s

Next Post
Scholz: Pas 20 vitesh, blloku të anëtarësojë më në fund Ballkanin Perëndimor në BE

Scholz: Pas 20 vitesh, blloku të anëtarësojë më në fund Ballkanin Perëndimor në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In