• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH: Inflacioni parashikohet 2.7 % në 2017-ën, pritet përmirësim i kreditimit

by A R
10/02/2017 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë prezantoi të premten raportin tremujor të politikës monetare, ku bëri të ditur të dhënat për ecurinë ekonomike në muajt e fundit të vitit që lamë pas dhe pritshmëritë për këtë vit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vlerësimet paraprake tregojnë se prirjet pozitive në aktivitetin ekonomik do të vijojnë edhe gjatë vitit 2017.  Inflacioni parashikohet të rritet në 2.3% për vitin 2017 dhe t’i afrohet nivelit ekuilibër prej 3.0% gjatë vitit 2018.

“Në vlerësimin tonë, kushtet monetare janë të përshtatshme për të mbështetur aktivitetin ekonomik dhe rritjen e inflacionit. Politika monetare do të vazhdojë të mbetet stimuluese, por intensiteti i stimulit monetar do të përshtatet me dinamikën dhe shpejtësinë e kthimit të ekonomisë në ekuilibër”, thuhet në raport.

Banka e Shqipërisë, po ashtu, pret një përmirësim të mëtejshëm të kreditimit gjatë vitit 2017. Këto pritje, sipas BSH-së, mbështeten në sinjalet për një gjallërim gradual të kërkesës për kredi, si dhe në efektet pozitive në ofertë që do të sjellë realizimi i planit të masave për reduktimin e kredive me probleme.

Sa i përket çmimeve të banesave, sipas BSH-së, gjatë vitit 2016, çmimi i banesave u rrit me 4.6% në terma mesatarë vjetorë. Pas pesë vitesh rënie, çmimet e banesave në kryeqytetet kanë filluar të rriten sërish. Sipas Bankës së Shqipërisë, kërkesa për apartamente duket se është rigjallëruar, e mbështetur nga forcimi i rritjes ekonomike dhe ai i të ardhurave familjare, çka ka rikthyer trendin rritës të çmimeve për banesat. /a.m.

Next Post
Çështja Lu-Llalla, Gjergj Bojaxhi: Po prishet imazhi i vendit

Bojaxhi: "Rruga e Hajdutëve" nuk është vetëm Tiranë-Rinas, ka edhe më të mëdhenj se ata të bankave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In