• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH: Borxhi i jashtëm i qeverisë u rrit me 10% gjatë 9-mujorit

by Java News
14/12/2016 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë raportoi se qeveria mban peshën kryesore në stokun e Borxhit të Jashtëm Bruto (BJB). Në harkun kohor të një viti, borxhi i jashtëm i këtij sektori është zgjeruar me 10% dhe në fund të muajit shtator 2016 shënon 3,373 milionë euro.

Më tej Banka Qendrore sqaron se, Borxhi i Qeverisë së Përgjithshme përbëhet nga huatë afatgjata, obligacionet dhe dëftesat. Teprica e huave afatgjata u rrit me rreth 204 milionë euro dhe ajo e obligacioneve me 103 milionë euro – për zhvillime të ndodhura kryesisht në tremujorin e katërt të vitit 2015, ndërsa gjatë nëntëmujorit të vitit 2016 rritja ka qenë më e ngadaltë. Huatë e Qeverisë së Përgjithshme përfaqësohen nga huatë e tërhequra pas viteve ’90 dhe ato të riskeduluara, të cilat vazhdojnë të jenë të negociueshme midis palëve. Në fund të periudhës, huatë e riskeduluara përfaqësonin 1% të stokut të huave afatgjata të këtij sektori.

Në fund të muajit shtator të vitit 2016 Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë shënoi rreth 7,924 milionë euro. Gjatë tremujorit të tretë të vitit stoku i BJB u zgjerua me rreth 44 milionë euro, ndërsa referuar të njëjtës periudhë të një viti më parë, stoku është rritur me 488 milionë euro.

Në rreth 77% të vëllimit BJB është në trajtën e borxhit afatgjatë – kryesisht në formën e huave të zotëruara nga Qeveria e Përgjithshme. Borxhi afatshkurtër zotërohet kryesisht nga Bankat. Sektori i Qeverisë së Përgjithshme zotëron pjesën kryesore të BJB, me rreth 43% të vlerës. Pjesa tjetër është e shpërndarë midis Bankave (17%), Sektorëve të tjerë (16%), Autoritetit monetar (1%) dhe hua midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt (23%).

Stoku i borxhit të Autoritetit Monetar ose Bankës së Shqipërisë ra përgjatë vitit me rreth 17% si pasojë e shlyerjes së huave të garantuara nga Qeveria dhe në fund të muajit shtator 2016 shënon 62 milionë euro. Në masën më të madhe ky borxh përbëhet nga alokimet e SDR-së (93%), ndërsa huatë afatgjata të akorduara nga FMN-ja zënë respektivisht 7%.

Në fund të periudhës, stoku i borxhit të jashtëm bruto të sistemit bankar shënoi rreth 1,367 milionë euro duke u rritur me 71 milionë euro me një vit më parë. Përbërësit kryesorë të borxhit të bankave mbeten “monedhat dhe depozitat” dhe “huatë”, të cilat përfaqësojnë përkatësisht rreth 83% dhe 12% të totalit të borxhit të bankave. Stoku i borxhit të Sektorëve të Tjerë shënoi 1,301 milionë euro, në rritje gjatë vitit me 2%. Borxhit të jashtëm në formën e huave midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt “investime direkte – huave ndërkompani” arriti nivelin prej 1,821 milionë euro, duke u zgjeruar në harkun kohor të një viti me 95 milionë euro.

Nga pikëpamja e instrumenteve financiarë, akumulimi i stokut të borxhit të jashtëm vijon të mbetet i përqendruar në formën e “investimeve të tjera” (me 70% të stokut të borxhit), kryesisht “hua”. Ndërkohë, “Investimet direkte” – shprehur në formën e huave midis kompanive – dhe “investimet e portofolit” përfaqësojnë së bashku rreth 30% të totalit të borxhit të jashtëm. Në harkun kohor të një viti, stoku i borxhit në formën e “huasë” u rrit me 185 milionë euro dhe në fund të muajit shtator 2016 shënon 3,939 milionë euro. Në të njëjtën kohë, borxhi në formën e “monedhave dhe depozitave” shënoi rritje me 94 milionë euro dhe borxhi në formën e kredive tregtare u rrit me 19 milionë euro.

Vlera e përgjithshme e tërheqjeve ose fluksi i borxhit të ri gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016 për të gjithë ekonominë ishte 103.4 milionë euro. Tërheqjet e borxhit të ri gjatë këtij tremujori për të dy sektorët, publik e privat, shënuan përkatësisht vlerat 60.5 dhe 42.9 milionë euro. Rreth 58% e vlerës së borxhit të tërhequr gjatë periudhës i përket Qeverisë së Përgjithshme, ndërkohë Bankat kanë marrë rreth 37% të borxhit të periudhës.

Shërbimi i borxhit (pagesat e principalit dhe të interesit) për të gjithë sektorët e ekonomisë, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016, shënoi vlerën 75 milionë euro, dhe ka ardhur në rënie krahasimisht me periudhën paraardhëse. Nga këto, rreth 31 milionë euro u paguan nga Qeveria e Përgjithshme, 10 milionë euro nga Sektorët e Tjerë, 23 milionë euro nga Sistemi Bankar dhe 10 milionë euro nga Autoriteti Monetar. Nga vlera gjithsej e shërbimit të borxhit gjatë periudhës rreth 82% ka shkuar për shlyerje të kryegjësë (principalit) dhe rreth 18% ka shkuar për shlyerjen e interesave.

Bankat mbajnë peshën kryesore në shlyerjet e principalit për tremujorin e tretë të vitit 2016, me rreth 23 milionë euro ose 38% të vlerës së përgjithshme të principalit, ndërsa Qeveria e Përgjithshme mban peshën kryesore në shlyerjen e pagesave të interesit, me rreth 12 milionë euro ose 89% të vlerës së përgjithshme të interesave të paguara nga ekonomia. Marrë nga “Monitor”. (b.an)

Next Post
Lajm i keq: Bie nataliteti në Kosovë

Lajm i keq: Bie nataliteti në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

Shefi i NATO-s: BE nuk duhet të veprojë si alternativë ndaj aleancës, do të dëmtonte veten

December 26, 2025
Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

December 26, 2025
Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

December 26, 2025

‘PD nuk proteston për të rrëzuar Ramën’, Merkoçi: Dëshiron të faktorizohet. Nuk ka kredo politike!

December 26, 2025
Kosova në prag të zgjedhjeve: Ekonomia, siguria e dialogu me Serbinë pikat kyçe të fushatës

Kosova në prag të zgjedhjeve: Ekonomia, siguria e dialogu me Serbinë pikat kyçe të fushatës

December 26, 2025
Të huajt vijnë në Shqipëri se është lirë, por 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin

“Shqiptarët, jo të vëmendshëm ndaj shëndetit oral”, stomatologët: Kariesi dhe dhëmbët e prishur, rastet më të shpeshta

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“PD, shërbyese e familjes Berisha”/ Elezi: E kanë braktisur mbi 200 mijë votues, opozita në regres

December 26, 2025
Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com