• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BSH, bankat fshinë nga bilancet 8 mld lekë

by
18/08/2015 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BSH, bankat fshinë nga bilancet 8 mld lekë

 

 

Vlera e kredive të fshira nga bilancet e bankave rezultoi 8 miliardë lekë, duke sjellë rënien e kredisë me probleme në nivelin 20.03% në muajin qershor, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Vlera e kredisë pa shpresë arkëtimi në bilancet e bankave u ul me rreth 11 për qind. Në vlerë absolute, huatë pa shpresë arkëtimi kanë zbritur në 407 milionë euro, nga 473 milionë euro në dhjetor 2014.

Fakti që këto kredi janë fshirë nga bilanci nuk do të thotë që janë falur, ato përsëri vazhdojnë të jenë në ndjekje. Ato nuk rezultojnë në bilance, por gjithsesi janë në pasqyrat financiare të bankave. “Duhet të jemi të qartë për këtë, që të mos japim mesazhin e gabuar. Këto kredi trajtohen njëlloj si të gjitha kreditë e tjera me vonesë”, shprehen ekspertët në Bankën e Shqipërisë.
Ndërkohë, përveç pastrimit të bilanceve Banka rradhit edhe dy faktorë të tjerë që kanë ndikuar pozitivisht. Së pari, rritja e tepricës së kredisë në masën 2.4 % në terma vjetorë, ndikon në raportin e kredive me probleme, pasi flasim për një raport të shprehur në përqindje.
Së dyti, performanca e vetë portofolave të kredisë ka qenë pozitive në të gjithë segmentet e biznesit, pasi ka shlyerje dhe përmirësim të disa kredive, por dhe ristrukturim të tyre nga ana e bankave. Kjo tendencë konfirmohet dhe nga statistikat, që tregojnë se është rritur pesha e huave standarde (deri në 30 ditë vonesë) nga 69.5% në dhjetor në 73.5% në qershor 2015.

Bankat janë përqendruar ndjeshëm në menaxhimin e portofoleve të tyre me probleme, ndërsa po shiten dhe huatë e pakthyera në afat. Një prej tyre është kredia e City Park, që Tirana bank ia ka shitur një institucioni të huaj në gjysmën e parë të 2015-s, duke e hequr qafe nga protofoli i saj.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në fund të tremujorit të dytë 2015, huatë e humbura (ato që janë pa shpresë arkëtimi) zbritën në 10.32% të totalit të kredisë, nga 11.83, që ishin në fund të 2014-s./Monitor/

Next Post

Shokon Tuna pa Photoshop, këmbët plot me celullit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Duka prezanton Rolando Maran: Mbyllëm ciklin me Sylvinhon, hapim një të ri për Kombëtaren Shqiptare

Duka prezanton Rolando Maran: Mbyllëm ciklin me Sylvinhon, hapim një të ri për Kombëtaren Shqiptare

May 19, 2026
Ish-trajneri Sylvinho fjalim lamtumire për kuqezinjtë: Falënderime FSHF-së, lojtarëve dhe tifozëve!

Ish-trajneri Sylvinho fjalim lamtumire për kuqezinjtë: Falënderime FSHF-së, lojtarëve dhe tifozëve!

May 19, 2026
Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

May 19, 2026
CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

May 19, 2026
Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

Putin: Marrëdhëniet Rusi-Kinë po stabilizojnë botën, po bashkëpunojmë për paqen

May 19, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

May 19, 2026
Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

Nafta bie në tregjet globale pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmin ndaj Iranit

May 19, 2026
Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

Sondazhi: 53.5% e shqiptarëve besojnë në anëtarësimin në BE deri në 2030, rritje për PS në 45%

May 19, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji: Berisha është pengesë për fitoren e PD-së, duhet ndryshim i lidershipit

May 19, 2026
SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

SHBA-ja do që ta ndryshojë hartën energjetike të Ballkanit

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In