• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BSH, bankat fshinë nga bilancet 8 miliardë lekë

by
18/08/2015 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlera e kredive të fshira nga bilancet e bankave rezultoi 8 miliardë lekë, duke sjellë rënien e kredisë me probleme në nivelin 20.03% në muajin qesrhor, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Vlera e kredisë pa shpresë arkëtimi në bilancet e bankave u ul me rreth 11 për qind. Në vlerë absolute, huatë pa shpresë arkëtimi kanë zbritur në 407 milionë euro, nga 473 milionë euro në dhjetor 2014.

Fakti që këto kredi janë fshirë nga bilanci nuk do të thotë që janë falur, ato përsëri vazhdojnë të jenë në ndjekje. Ato nuk rezultojnë në bilance, por gjithsesi janë në pasqyrat financiare të bankave. “Duhet të jemi të qartë për këtë, që të mos japim mesazhin e gabuar. Këto kredi trajtohen njëlloj si të gjitha kreditë e tjera me vonesë”, shprehen ekspertët në Bankën e Shqipërisë.
Ndërkohë, përveç pastrimit të bilanceve Banka rradhit edhe dy faktorë të tjerë që kanë ndikuar pozitivisht. Së pari, rritja e tepricës së kredisë në masën 2.4 % në terma vjetorë, ndikon në raportin e kredive me probleme, pasi flasim për një raport të shprehur në përqindje.
Së dyti, performanca e vetë portofolave të kredisë ka qenë pozitive në të gjithë segmentet e biznesit, pasi ka shlyerje dhe përmirësim të disa kredive, por dhe ristrukturim të tyre nga ana e bankave. Kjo tendencë konfirmohet dhe nga statistikat, që tregojnë se është rritur pesha e huave standarde (deri në 30 ditë vonesë) nga 69.5% në dhjetor në 73.5% në qershor 2015.

Bankat janë përqendruar ndjeshëm në menaxhimin e portofoleve të tyre me probleme, ndërsa po shiten dhe huatë e pakthyera në afat. Një prej tyre është kredia e City Park, që Tirana bank ia ka shitur një institucioni të huaj në gjysmën e parë të 2015-s, duke e hequr qafe nga protofoli i saj.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në fund të tremujorit të dytë 2015, huatë e humbura (ato që janë pa shpresë arkëtimi) zbritën në 10.32% të totalit të kredisë, nga 11.83, që ishin në fund të 2014-s.a

Monitor

Next Post

OSHEE: Normalizohet situata në 90% të zonave pa energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com