Për ta realizuar na nevojiten:
- Feta të vogla buke integrale;
- 4 patëllxhanë;
- 4 lugë vaj ulliri;
- Një thelpi hudhër;
- Një sardele e marinuar në vaj ulliri;
- Një tufë majdanoz;
- Kripë;
- Një lugë uthull molle.
Thekini fetat e bukës që do të përdorni. Lani dhe prisni në copa të vogla patëllxhanat. Kalojini në një tigan me sardelen dhe hudhrën dhe shtoni kripën. Lërini të ziejnë derisa të shikoni se patëllxhanat janë gati duke i trazuar herë pas here.
Kalojini patëllxhanat në mikser, shtoni uthullën dhe majdanozin, grijeni derisa të krijohet një krem. Vendoseni kremin sipër bukës dhe kalojeni në një furrë të ngrohur paraprakisht për 5 minuta. Zbukurojini me degë majdanozi.









