• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Brukseli: Vlerësojmë luftën e policisë shqiptare kundër krimit

by A R
14/11/2018 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 14 nëntor 2018 në Bruksel, u mbajt Takimi i Dhjetë i Këshillit të Stabilizimit dhe Asocimit (KSA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Këshilli vuri pozitivisht në dukje Raportin e Komisionit Europian të vitit 2018, i cili rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në dritën e progresit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar ritmin aktual të reformave.

BE-ja rikujtoi Konkluzionet e Këshillit Europian të Qershorit 2018, në të cilat Këshilli ra dakord që t’i përgjigjej pozitivisht përparimit të mësipërm dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor 2019. Rrjedhimisht, BE-ja përsëriti nevojën kritike që Shqipëria të ruajë dhe të thellojë ritmin aktual të reformave, të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore, në veçanti përmes procesit të Vetting-ut, dhe të shënojë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht kundër kultivimit dhe trafikimit të drogave, duke pasuruar rezultatet pozitive që janë arritur në luftën kundër kultivimit të kanabisit gjatë kësaj periudhe. BE përshëndeti operacionet e mëdha të kohëve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar të kryera nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe theksoi se është thelbësore të forcohen përpjekjet për konfiskimin e aseteve kriminale, si dhe të garantohet ndjekja e duhur gjyqësore e operacioneve të suksesshme të zbatimit të ligjit.

Delegacioni i Shqipërisë ritheksoi angazhimin e fortë për të vazhduar të japë rezultate konkrete në axhendën e reformave dhe në veçanti për çështjet që lidhen me shtrirjen e sundimit të ligjit. Ai theksoi se rezultatet e arritura nga Shqipëria në fushën e sundimit të ligjit përbëjnë një bazë solide për avancimin e mëtejshëm të integrimit në BE, pasi ato krijojnë terrenin për punën e mëtejshme që do të kryhet në kuadër të negociatave mbi kapitujt 23 dhe 24. Këshilli i Stabilizim Asociimit vuri në dukje se qasja e përforcuar për këto kapituj të negociatave do të rrisë më tej aktivitetin dhe progresin në sistemin gjyqësor, në të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

KSA vuri në dukje se, pas Konkluzioneve të fundit të Këshillit Evropian, Komisioni ka filluar punën përgatitore teknike me palën shqiptare.

BE-ja ritheksoi se dialogu konstruktiv ndërpartiak dhe bashkëpunimi në Kuvendin e Shqipërisë janë thelbësorë për përparimin e mëtejshëm të reformave dhe për qëndrueshmërinë e përgjithshme të angazhimit në procesin e integrimit në BE. Në këtë kontekst, BE theksoi rëndësinë e ndjekjes në mënyrë të vazhdueshme të dialogut gjithëpërfshirës politik, ndërkohë që avancohet puna teknike në të gjitha komisionet relevante parlamentare, përfshirë atë në Komitetin ad-hoc për reformën zgjedhore. BE nënvizoi nevojën që të gjitha palët të gjejnë konsensusin e nevojshëm për të ndryshuar ligjin mbi statusin e gjyqtarëve, i cili do të mundësojë rekrutimin e një numri më të madh kandidaturash të reja për gjyqtarë.

KSA-ja vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv, si dhe vazhdimin e linjëzimit të plotë të saj me qëndrimet dhe deklaratat e BE-së në kuadër të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Këshilli i Stabilizim Asociimit përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e vazhdueshme të Shqipërisë në nismat dhe strukturat rajonale në Evropën Juglindore si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrimin konstruktiv rajonal. BE përsëriti se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe stabiliteti rajonal janë elementë thelbësorë të procesit të Stabilizim Asociimit.

Takimi u kryesua nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtmetë Shqipërisë, Ditmir Bushati. Delegacioni i BE-së u udhëhoq nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së / zëvendëspresidente e Komisionit, Federica Mogherini. Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn përfaqësoi Komisionin Europian.

/b.d

Next Post
“Shqipëria, toka e turizmit mjekësor”

"Shqipëria, toka e turizmit mjekësor"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In