• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brukseli “shuplakë” Nishanit: Raportet e PAMECA-s, JO për diskutim publik

by Java News
21/10/2016 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i misionit PAMECA, që vinte në dukje mangësitë e punës së prokurorisë për disa çështje delikate, nuk është më vetëm një çështje e brendshme. Vetë prokuroria heshti pas publikimit nga media të raportit kritik, por jo Presidenti Bujar Nishani, i cili e quajti qëndrimin e PAMECA-s të papranueshëm.

“PAMECA ka dalë jashtë statusit të parashikuar për këtë mision për të cilën ajo ka ardhur në Shqipëri dhe duke dalë jashtë statusit ajo ka shkelur marrëveshjen me shtetin shqiptar. Ndaj, unë mendoj që kjo është një çështje që i takon tashmë trajtimit të autoriteteve që kanë mbikqyrjen dhe monitorimin e misionit të PAMECA-s në Bashkimin Europian”, tha Nishani.

Por, Komisioni Europian nuk e ka mirëpritur dhe as nuk e ka mbështetur këtë qëndrim të Presidentit. Në një komunikim me Top Channel, zëdhënësja e Komisionit Europian nuk pranoi të komentojë përmbajtjen e raportit të PAMECA-s, si një dokument i papublikuar zyrtarisht, por qëndrimi i Brukselit ishte qartësisht në mbështetje të punës së misionit PAMECA IV.

“PAMECA IV siguron mbështetje teknike dhe këshillim ligjor për Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe agjensive të tjera ligjzbatuese. Raportet dhe analizat e PAMECA-s nuk janë për diskutim publik, por ato përfaqësojnë këshilla drejtuar institucioneve ligjzbatuese në këtë sektor”, tha zëdhënësja.

Ndryshe nga ato që Presidenti i quan shantazhe ndaj prokurorisë dhe  debate të pavlefshme, Komisioni Europian beson se “PAMECA ka ndërtuar bashkëpunim dhe dialog shumë të mirë me institucionet përfituese në Shqipëri”, përfshirë prokurorinë, “duke mbështetur përpjekjet e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”./a.k

Next Post
3 vjet në detyrë, Tahiri: Falënderoj edhe PD! Më kujton si nuk duhet të jem!

Grabitjet nëpër karburante, Tahiri letër biznesit: Rrisni sigurinë, vendosni automate elektronikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com