• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Brukseli: Shqipëria mbledh të ardhura më pak se kushdo në Ballkan

by
17/08/2015 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brukseli: Shqipëria mbledh të ardhura më pak se kushdo në Ballkan

 

Shqipëria mbledh më pak të ardhura se vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Kjo përformancë e dobët në mbledhjen e të ardhurave konstatohet nga Komisioni Europian në raportin për ekonomitë e Ballkanit.

Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat Në një kohë kur rritja e taksave është përcaktuar si opsion për qeverinë në marrëveshjen me FMN­në, në rast se nuk përmirëson performancën fiskale, raportet e ndërkombëtarëeve tregojnë se Shqipëria mbledh më pak taksa se të gjithë vendet e tjera të rajonit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Komisioni Europian vlerëson në raportin për ekonomitë e vendeve të rajonit tonë se niveli i mbledhjes së të ardhurave në Shqipëri për këtë vit është 27.8% e GDP­së, raporton Ora News.

Mbledhja e të ardhurave pritet të ruajë të njëjtin nivel edhe vitin e ardhshëm, për t’u përmirësuar në mënyrë modeste në vitin 2017 në vetëm 27.9%. Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit mbledhin të ardhura gati dyfish më shumë në raport me prodhimin kombëtar.

Kështu, sipas Komisionit Europian, Maqedonia mbledh të ardhura në masën 31.6% të GDP­së, Mali i Zi 42.9%, Serbia 40.3%, Bosnje Hercegovina 38.9%. Ndërkohë që ne lëmë prapa vetëm Kosovën, me një nivel të mbledhjes së të ardhurave prej vetëm 26.8%.

Niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti I ulët I tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore e performancës së dobët në mbledhjen e të ardhurave. Kjo ka detyruar qeverinë, që në kushtet kur nuk ka mundur të mbushë buxhetin me taksat e rritura, të bëhet gati për një aksion të përqendruar në dy muaj për mbledhjen me forcë të detyrimeve.

Të ardhurat kundrejt GDP­së

Shqipëria 27.8%

Maqedonia 31.6%

Mali i Zi 42.9%

Serbia 40.3%

Bosnje dhe Hercegovina 38.9%

Kosova 26.8%

Next Post

Ish-modelja tmerron me pamjen e saj (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com