Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi përmes një statusi në Twitter thotë se mirëpret vendimin e kryetarit Lulzim Basha që opozita të jetë pjesë e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.
Sipas tij, përmbyllja pa vonesë e reformës zgjedhore është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE.
STATUSI I PLOTE
Bisedova me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës.
/a.r