• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Brukseli në alarm sigurie, në kërkim 2 persona që dyshohen se kanë bombë (VIDEO)

by A R
21/11/2015 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brukseli është në nivel të lartë sigurie pas sulmeve të një jave më parë në Paris. Autoritetet kanë deklaruar se vendi ndodhet përballë një kërcënimi serioz. Zyrtarët në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës kanë urdhëruar mbylljen e sistemit të metrosë, duke i cituar rekomandimet e shërbimeve të sigurisë.

“Në bazë të informacioneve të fundit, Belgjika ngriti alarmin në nivelin 4, që do të thotë një kërcënim shumë serioz për rajonin e Brukselit”, nënvizohet në deklaratë.

Policia belge është vënë në kërkim për kapjen e dy personave, të cilët dyshohet të kenë një bombë. Belgjika ka ngritur të gjitha nivelet maksimale të alarmit kundër terrorizmit. Sakaq, kryeministri belg, pohoi se ekziston rreziku që në Belgjikë të ketë sulme të ngjashme si ato të Parisit një javë më parë ku humbën jetën 133 persona.

Në qytet është shtuar alarmi i terrorit në shkallën më të lartë, që është “kërcënim i menjëhershëm”. Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, tha se zyrtarë të sigurisë kanë shqetësime se “disa individë me armë dhe eksploziv mund të kryejne sulm në disa lokalitete”.

Në njoftimin e sotëm në Internet, operatori transportues në Bruksel tha se mbyllja e metrove ishte “masë parandaluese” e ndërmarrë nga “rekomandimi i qendrës së krizës të Shërbimit të brendshëm publik federal”.

Raportohet se autobusët po qarkullojnë normalisht, megjithqë banorët janë këshilluar që të qëndrojnë brenda. Qytetarët këshillohen që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur vendet ku grumbullohen shumë njerëz si koncertet, ngjarjet sportive, aeroportet dhe stacionet e metrove.

“Ne kërkojmë nga publiku që të mos ketë panik”, tha Michel, duke shtuar se “ne kemi ndërmarrë masa që janë të domosdoshme”. Masat e sigurisë ndërmerren edhe pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris, më 13 nëntor, ku u vranë 130 vetë dhe qindra të tjerë u plagosen. Lideri i dyshuar i grupit, që i ka ndërmarrë sulmet në Paris, Abdelhamid Abaaoud, ishte shtetas i Belgjikës me origjinë nga Maroku. Ai është vrarë. I dyshuari tjetër, Salah Abdelsalam, shtetas i Belgjikës ende nuk është kapur.

Sipas “The Guardian”, policia belge zbuloi një sasi të madhe armësh, eksplozivë dhe produkte kimike të premten në mbrëmje, kur ata kontrolluan një pronë në Molenbeek. Zbulimi i arsenalit mund të jetë arsyeja për rritjen e gatishmërisë në vend nga frika e sulmeve terroriste në kryeqytetin belg.

Next Post

Policët e armatosur të Tiranës dhe terrorizmi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In