• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brukseli gjobit me 242 milionë euro gjigantin amerikan Qualcomm

by A R
18/07/2019 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian gjobiti sot me 242 milionë euro gjigantin amerikan të pjesëve elektronike “Qualcomm”, me akuzën për praktikimin e çmimeve më të ulëta se kostot e prodhimit me qëllim largimin e një konkurrenti nga tregu.

Hetimi i Brukselit fokusohej në tregun e përbërësve që i mundësojnë një telefoni celular që të lidhet me internetin.

“Qualcomm i ka shitur çipet e tij me çmime nën kostot tek klientët e tij të mëdhenj me qëllim eliminimin e një konkurrenti”, thekson komisioneria europiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager, në një komunikatë.

Gjiganti amerikan akuzohet se ka abuzuar me pozicionin e tij dominues duke përdorur këtë praktikë, të quajtur të çmimeve përjashtues, mes viteve 2009-2001, me dy klientët e tij, gjigantët kinezë të telekomunikimit ZTE dhe Huawei.

“Objektivi ishte të eliminohej kompania britanike Icera, konkurrenti i tij kryesor në atë kohë, që ishte duke u shndërruar në një furnitor i qëndrueshëm”, vazhdon ekzekutivi europian.

“Icera” u ble në maj 2011 nga kompania amerikane e teknologjive, “Nvidia”, që vendosi në vitin 2015 të likuidojë filialin që prekej nga ky hetim i Komisionit.

Kjo gjobë vjen pas një gjobe të parë prej 997 milionë eurosh të vënë në janar 2018 për një tjetër sjellje të “Qualcomm” të gjykuar abuzive, që i kishte dhënë shuma gjigante klientit të tij “Apple” në mënyrë që ai të mos furnizohej tek rivalët e tij.

Next Post
Peshkatari gjen në det pas 50 vitesh një mesazh në shishe

Peshkatari gjen në det pas 50 vitesh një mesazh në shishe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In