• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brukseli: Berisha përhap akuza të rreme, synon të vonojë zbatimin e Reformës në Drejtësi

by Java News
06/12/2016 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ka reaguar mjaft ashpër ndaj deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili etiketoi ambhasadoren e BE-së në Tiranë Vlahutin dhe misionin EURALIU-s si mafiozë dhe të korruptuar, pasi, sipas Berishës, me qëllim kanë përkthyer gabim dokumentin e dërguar në Venecia për Vetting-un. Por si rrallëherë BE ka reaguar mjaft ashpër duke i cilësuar këto deklarata si “përhapje publike të akuzave të rreme”, të cilat kanë si qëllim vetëm “të vonojnë zbatimin e Reformës së Drejtësisë, përfshirë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.  Maja Kocijançiç, Zëdhënëse për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së dhe për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit u shpreh se “transmetimi i përkthimeve zyrtare të çdo dokumenti është përgjegjësi vetëm e atyre institucioneve shqiptare që i paraqesin ato para Komisionit të Venecias”.

“BE dënon përhapjen publike të akuzave të rreme që pretendonin se EURALIUS dhe Delegacioni i BE-së janë përfshirë në gabime që supozohen të qëllimshme në përkthimin anglisht të legjislacionit shqiptar që i është dërguar për shqyrtim Komisionit të Venecias.

Shqiptarët mbështesin në shumicë dërrmuese reformën tërësore të drejtësisë që përfshin procesin e rivlerësimit (vetingun). Veprimet apo deklaratat, të cilat në mënyrë artificiale synojnë të krijojnë konfuzion, duket se kanë të vetmin  qëllim që të mundohen të vonojnë zbatimin e reformës së drejtësisë, përfshirë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. BE-ja është e vendosur të vazhdojë të sigurojë gjithë asistencën e nevojshme që qytetarët e Shqipërisë të kenë qasje në një sistem drejtësie të besueshëm dhe të përgjegjshëm”, thuehet në deklaratën e zëdhënëses së Brukselit.

Prej shumë muajsh PD zyrtare është përfshirë në përplasje të ashpra me BE dhe SHBA, duke u evidentuar në këtë mënyrë si forca politike më antiperëndimore në Shqipëri, por tashmë edhe në rajon. Në krye të këtyre sulmeve është pozicionuar ish- kryeministri Berisha, i cili ka futur në këtë vorbull si kreun aktual të PD-së Lulzim Basha ashtu edhe grupin parlamentar demokrat, si dhe një pjesë të anëtarësisë, të cilët e shohin Perëndimin si armik të PD-së. E gjithë kjo frymë antiperëndimore shpërtheu sapo filloi procesi i Reformës në Drejtësi dhe kur Berisha kuptoi se kjo Reformë shemb sistemin e kriminalizuar të drejtësis që ai ka ndërtuar ndër vite dhe që e ka mbrojtur deri tani nga një mori shkeljesh flagrante të ligjit. Kjo ka bërë që PD, tashmë, në përpjekje për të mbajtur në këmbë sistemin e kriminalizuar të drejtësisë i është kundërvënë hapur BE dhe SHBA, duke na dhënë profilin real të saj si forca politike më e madhe antiperëndimore në vend. Reforma në Drejtësi hoqi edhe atë pak makiazh perëndimorë që me dhimbje PD kishte vënë si maskë prej disa kohësh.

Me . Ar

 

Next Post
Mercedes është e interesuar për Alonson

Mercedes është e interesuar për Alonson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In