• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bruksel/ Xhafaj takon ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

by Java News
19/06/2018 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, me ftesë të komisionerit për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, z.Dimitris Avramopoulos, mori pjesë në takimin e zhvilluar në Komisionin Evropian, së bashku me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor. Në takim u diskutuan çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin e kufirit dhe migracionin.

Kryefjala e takimit ishte rritja e bashkëpunimit rajonal me mbështetjen e BE-së lidhur me menaxhimin më efektiv të kufijve dhe luftën kundër kontrabandimit të personave për të frenuar flukset e imigrantëve të parregullt.

Ministri Xhafaj theksoi se përgjigja e vendeve të rajonit duhet të jetë e njëzëshme, ku secili nga vendet të mbajë përgjegjësitë që i takon, për përballimin e sfidave të përbashkëta, pasi çdo lëshim i një vendi do të kthehet në barrë për tjetrin.

“Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azil kërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së”, u shpreh z.Xhafaj.

Në këtë kontekst, vendet e rajonit u angazhuan gjithashtu të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe në adresimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, duke parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, si dhe të rrisin përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve të zjarrit.

Takimi dëshmoi edhe njëherë gatishmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes tyre për të adresuar sfidat e përbashkëta.

Takimi u zhvillua gjithashtu edhe në kontekstin e përgatitjes së Ministerialit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Tiranë më 4 dhe 5 tetor, me pjesëmarrjen e Ministrave të Brendshëm, mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

ma.me

Next Post
E bija e Ziver Veizit: Si mund të flenë të qetë gjyqtarët?

E bija e Ziver Veizit: Si mund të flenë të qetë gjyqtarët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In