• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bruksel, nis punimet Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE/ Rama e cilëson rekord hapjen e 4 kapitujve të rinj

by Os De
16/09/2025 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis punimet në Bruksel Konferencës së 6-të Ndërqeverita me BE  

Të pranishëm në takim janë krahas kryeministrit Edi Rama edhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Gjithashtu i pranishëm është edhe  ministri i ri i Mjedisit, Sofian Jaupaj, që Rama e propozoi gjatë asamblesë së Partisë Socialiste. Po kështu në Bruksel ndodhet edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndodhet sot në Bruksel. 

Takimi bashkëdrejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë. Më pas në orën 09:15, kryeministri do të mbajë një konferencë për shtyp me ministren daneze dhe me komisioneren e BE-së për zgjerim, Marta Kos. 

 Kapitujt që hapen sot 

Transporti

Legjislacioni i BE-së për transportin synon të përmirësojë funksionimin e tregut të brendshëm duke promovuar shërbime transporti të sigurta, efikase, miqësore me mjedisin dhe të përshtatshme për përdoruesit. Kapitulli i transportit mbulon sektorët e transportit rrugor, hekurudhor, ujërave të brendshme, transportit të kombinuar, aviacionit dhe transportit detar. Ai lidhet me standardet teknike dhe të sigurisë, sigurinë, standardet sociale, kontrollin e ndihmës shtetërore dhe liberalizimin e tregut në kuadër të tregut të brendshëm të transportit.

Energjia

Objektivat e politikës energjetike të BE-së përfshijnë rritjen e konkurrueshmërisë, sigurinë e furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit. Kapitulli i energjisë përbëhet nga rregulla dhe politika që lidhen kryesisht me konkurrencën dhe ndihmën shtetërore (përfshirë sektorin e qymyrit), tregun e brendshëm të energjisë (liberalizimin e tregjeve të energjisë elektrike dhe gazit, nxitjen e burimeve të rinovueshme të energjisë), efiçencën energjetike, energjinë bërthamore si dhe sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen nga rrezatimi.

Rrjetet Trans-Europiane

Ky kapitull trajton politikën e Rrjeteve Transevropiane në fushat e transportit, telekomunikacionit dhe infrastrukturës së energjisë, duke përfshirë udhëzimet e Komunitetit për zhvillimin e këtyre rrjeteve si dhe masat mbështetëse për projektet me interes të përbashkët. Krijimi dhe zhvillimi i Rrjeteve Transevropiane, së bashku me nxitjen e ndërthurjes dhe ndërveprimit të duhur të rrjeteve kombëtare, synon të shfrytëzojë plotësisht avantazhet e tregut të brendshëm dhe të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në Bashkimin Evropian.

Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike

Politika e BE-së për mjedisin dhe klimën promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Ajo bazohet në veprimin parandalues, parimin “ndotësi paguan”, luftën kundër dëmtimit mjedisor që në burim, përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së.

Në këtë fushë përfshihen mbi 200 akte të rëndësishme ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe të ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rrezikut, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ), ndotjen akustike, pylltarinë dhe ndryshimet klimatike.

Zbatimi i kapitullit kërkon investime të konsiderueshme. Një administratë e fortë dhe e pajisur mirë, si në nivel kombëtar ashtu edhe lokal, është thelbësore për zbatimin dhe forcimin e legjislacionit mjedisor të BE-së.

Next Post
“Gaza po digjet”/ Izraeli sulmon me dronë, tanke e avionë luftarakë! 37 sulme në 20 minuta, 62 të vrarë

“Gaza po digjet”/ Izraeli sulmon me dronë, tanke e avionë luftarakë! 37 sulme në 20 minuta, 62 të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Keqllogaritje apo armiqësi?

November 3, 2026
Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In