Takimi në fjalë është bërë në Bruksel, teksa ky i fundit ndodhet bashkë me liderët e tjerë në Bruksel, pasi janë thirrur në një darkë pune nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, Lajçak thekson se ka përgëzuar Ramën për fitoren e mandatit të tretë qeverisës. Po ashtu ai tha se diskutuan për zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.