• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Bruksel, gjykata shpall fajtorë tre serbë të UDB-së për vrasjen e aktivistit shqiptar

by Java News
23/11/2016 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë në Bruksel i gjykoi në mungesë dhe i shpalli fajtorë tre serbë për vrasjen e aktivistit shqiptar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri, 26 vjet më parë.

Gjykata shpalli fajtorë, Bozhidar Spasiçin, ish-shef i operacioneve të posaçme të policisë sekrete jugosllave të njohur si UDBA dhe dy punonjës të nëntokës serbe Andrija Drashkoviç dhe Veselin Vukotiç.

Hadri u vra më 15 shkurt të vitit 1990 në Bruksel, kur nga një makinë u hap zjarr kundër tij. Në atë kohë u tha se vrasja ishte politike dhe ishte porositur nga shërbimi i fshehtë jugosllav, UDB-a, e cila drejtohej nga serbët që përbënin shumicën e agjentëve të saj.

Enver Hadri ishte kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë. Emigrant politik që nga fillimi i viteve të 70-ta, ai kishte grumbulluar dokumente që dëshmonin dhunën e pushtetit serb në Kosovë dhe kjo e kishte bërë të njohur në qarqet politike e diplomatike në Bruksel.

Dy të dyshuar të tjerë për pjesëmarrje në vrasjen e tij, Andrija Lakoniç dhe Darko Ashanin, ishin vrarë në Serbi gjatë viteve të 90-ta.

Bozhidar Spasiç, që besohet të ketë organizuar vrasjen e zotit Hadri, ishte pjesë e UDB-së që nga 1979 e deri më 1993. Ai kishte shkruar edhe libra mbi punën e tij prej agjenti duke folur hapur për veprimet e tij kundër siç thotë ‘terroristëve shqiptarë”.

Andrija Drashkoviç, i njohur për përfshirje në vrasje dhe veprime kriminale në Serbi dhe më gjerë ishte dënuar më 2010 në Beograd me 10 vjet heqje lirie për një vrasje por ishte liruar tre vjet më pas.

Në qershor të vitit 2015 ai u arrestua në qytetin e Splitit në Kroaci dhe u la më pas i lirë nën dorëzani. Ai u arratis më pas në Serbi.

Veselin Vukotiç, për të cilin thuhet se mund të ketë ofruar informacione që mund të kenë zbuluar përfshirjen e njeriut të njohur të nëntokës serbe, Andrija Drashkoviç në vrasjen e Enver Hadrit, ishte arrestuar më 2006 në Madrid pas një arratisjeje 16 vjeçare, Më 2008 u ishte dorëzuar autoriteteve belge të cilat më pas e kishin dorëzuar në Serbi, ku ishte dënuar për një veprim kriminal, për t’u lënë i lirë, besohet në shkëmbim të bashkëpunimit në luftën kundër nëntokës serbe dhe malazeze.

Mediat serbe cituan Bizhidar Sapasiçin të ketë thënë se nuk ka njohuri të jetë bërë ndonjë gjyq kundër tij dhe të njëjtën e ka pohuar edhe avokati i Andrija Drashkoviçit.

Vrasja e Enver Hadrit ishte vlerësuar si një nga pesë vrasjet më zulmëmëdha politike të kryera nga shërbimi sekret jugosllav.
voa/d.i.

Next Post
Politika shqiptare nuk njeh historinë e Ballkanit

Intervista greke e Ramës, më e fortë nga tradita sahanlëpirëse e politikës shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In