• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bruksel/ Basha takohet me Varhelyi: I prezantova nismën e PD për vettingun në politikë dhe ndryshimet e propozuara për Reformën Zgjedhore

by Java News
14/11/2023 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me zyrtarë europianë në Bruksel. Ndërkohë që ndodhet në Bruksel për takimin e Organizatës së Partive të Qendrës së Djathtë, Basha bën me dije se është takuar edhe me komisionerin Oliver Várhelyi dhe se i ka prezantuar këtij të fundit nismat për vettingun në politikë dhe ndryshimet e propozuara nga PD në Reformën Zgjedhore.

“Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel. Në biseda të veçanta, përfshirë dhe atë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, iu prezantova nismat e Partisë Demokratike për vettingun  në politike dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore”- shkruan Basha.

Mes të tjerash, kryedemokrati thekson se pjesë e diskutimeve ishte edhe situata në Kosovë, e cila sipas tij është një përpjekje e Rusisë për destabilizimin e rajonit, lëvizje e cila sipas tij është shtrirë në Bosnjë Hercegovinë dhe aktualisht po kërcënon Malin e Zi.

“Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për te aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitimin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnje dhe po kërcënon Malin e Zi.  Situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot. Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmëndjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia.

Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të vecantë për shkakt të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus. Një nga çështjet e tjera me interes nisur dhe nga zhvillimet  e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar”- shton Basha.

Ditët e fundit, Basha ka zhvilluar edhe takime me qytetarët, duke u shprehur se PD mbeshtet SPAK për ndëshkimin e personave përgjegjës për abuzimin me fondet e shtetit, ndërsa ka dorëzuar në Kuvend edhe një projektligj për vettingun në politikë. /m.j

Next Post
Mosmarrëveshjet për çështjen “Beleri”, DW: Kancelari Scholz kundër bllokadës së Greqisë ndaj Shqipërisë

Mosmarrëveshjet për çështjen “Beleri”, DW: Kancelari Scholz kundër bllokadës së Greqisë ndaj Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

“Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

August 10, 2026
Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

August 10, 2026
Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

August 10, 2026
VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

August 10, 2026
Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

August 10, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë!

August 10, 2026
Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

August 10, 2026
VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

August 10, 2026
VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

August 10, 2026
Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

Barcelona nxiton të zgjidhë sa më parë blerjen e Rodrit, trajneri Flik e do me çdo kusht

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com