• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bruçaj ‘thumbon’ Ankaranë: Jam “gylenist” sepse kështu do partia!

by A R
14/06/2018 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar ka folur për herë të parë në lidhje me akuzat se institucioni që ai drejton është nën ndikimin e Fetullah Gylen.

I pyetur nëse Rexhep Erdogan do të jetë i pranishëm në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, Bruçaj la të nënkuptohet se përpjekjet për ndërtimin e saj datojnë shumë më parë sesa Erdogan të vinte në pushtet dhe se ajo nuk financohet prej tij.

“Xhamia po ndërtohet me ndihmën e popullit turk… Kërkesa për palën turke që ta financonte daton që në vitin 1993” – tha kreu i KMSH.

I pyetur në studion e “Real Story” për zërat kundër tij brenda radhëve të KMSH, Bruçaj tha se imamët janë liruar nga detyra në përputhje me statutin dhe rregullat.

“KMSH bën qarkullim imamësh në bazë të statutit që ka. Ne stafin e kemi të ndarë në disa kategori, imamë, myftinj, hoxhallarë. Sikurse edhe institucionet siç janë medresetë. Dhe unë vetë vij nga këto institucione. Por gjithmonë ka pasur paragjykime ndaj drejtuesve si në rastet ndaj Sabri Koçit, Sali Muçës” – tha Skënder Bruçaj.

Marrëdhëniet mes shtetit turk dhe KMSH nuk janë të mira. Kjo pasi ai akuzohet si një person nën ndikimin e Fetullah Gylenit, armikut të Erdoganit. Por, Skënder Bruçaj ka befasuar teksa ka folur për herë të parë mbi këtë problem, shkruan Java News.

“Mbaj mend kur kam qenë në klasë të 7-8, pak para se të binte komunizmi, dhe mësuesi bëri një konkurs për poezinë. Unë dola i pari dhe mësuesi e vendosi poezinë time në krye të klasës. Një nga drejtuesit e shkollës e grisi poezinë time sepse isha djali i kulakut. Kur vajta në shtëpi e pyeta babanë se pse na quajnë kulakë. Dhe babai tha: Kështu do partia o bir! Sikur im atë të ishte gjallë dhe të më pyeste: Përse të quajnë gylenist? Unë do ti jepja të njëjtën përgjigje: Sepse kështu do partia…”

Ai u shpreh se nuk e pranon që kreu i një shteti tjetër të ndërhyjë në punët e brendshme të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Madje, kreu i KMSH u shpreh se nëse politikanët vendas e të huaj nuk do të jenë të pranishëm në inaugurimin e “Namazgjasë”, kjo nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe. /javanews/b.d

Next Post
Çudira nga Përmbarimi: I vdekur në Pogradec kërkon çelësat e pronës

Çudira nga Përmbarimi: I vdekur në Pogradec kërkon çelësat e pronës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / “Krijojmë Këshillin Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe”, Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

VIDEO / “Krijojmë Këshillin Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe”, Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com