• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Brokaj, Milo e Xhufi, qytetarë nderi të Vlorës

by
14/06/2015 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme në Kinoteatrin “Petro Marko” të Vlorës, Këshilli Bashkiak i këtij qyteti organizoi ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” tre personaliteteve të shkencës dhe të politikës, prof.dr. Sabit Brokaj, prof.dr. Paskal Milo dhe prof.dr. Pëllumb Xhufi.

Brokaj është profesor doktor në shkencën e mjekësisë. Me vendosjen e pluralizmit, ai është një nga bashkëthemeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa legjislatura deputet i Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë. Pas revoltave popullore të vitit 1997, në Qeverinë e dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ai bëhet Ministër i Mbrojtjes, ku mbahet mend për ringritjen e strukturave të ushtrisë dhe kontributin e çmuar në Luftën e UÇK.

Paskal Milo, i lindur në Vlorë dhe i shkolluar këtu deri në arsimin e mesëm, ka zënë tashmë një vend të veçantë si pedagog, historian e studiues, pa harruar detyra të larta shtetërore në diplomacy, si ministër i Jashtëm, dhe kontributin politik. Sidoqoftë pasioni i tij i pandërprerë ka qenë fusha e historisë.

Pëllumb Xhufi gjithashtu vitet e vegjëlisë i kaloi në Vlorë në lagjen “Muradie”, qytet nga i cili, ndonëse larg me punë, nuk është ndarë asnjë vit, duke ruajtur gjithë miqtë e shokët e vegjëlisë dhe të shkollës. Xhufi shkollën e mesme e ka përfunduar për gjuhën latinishte dhe greqishte të vjetër, kurse studimet e larta i ka kryer në Universitetin “La Sapienza” në Romë në Degën e studimeve klasike,të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në Shqipëri, ai ka punuar në Radio Tirana në sektorin e jashtëm e pastaj jeta e tij ka rrjedhur si një nga studiuesit shquar të historisë së mesjetës në Institutin e Akademisë së Shkencave. Për një periudhë të gjatë ka shërbyer edhe në diplomaci. Për kapacitetin e tij shkencor prof. Xhufi i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë.

*Drejtor i Muzeut Historik të Vlorës,  Skënder Spahiu

Next Post

Veliaj: Pas 21 qershorit, mbështetje të plotë për FK Tirana nga Bashkia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com