• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brokaj: Eurodeputetja greke, “non grata”, Berisha një tradhëtar, më keq se Esat Toptani

by Java News
04/12/2016 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, duke komentuar kërcënimet e përsëritura të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, pohon se shtetarët shqiptarë duhet të ringrenë ushtrinë dhe sistemin mbrojtës. Sipas tij, gjatë 25 viteve, formula e bazë e ekzistencës së shtetit, që është armatosja dhe sistemi mbrojtës, është harruar dhe sabotuar. Brokaj thekson se kërcënime të tilla vijnë edhe për shkak se Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet mbrojtës përveç NATO-s thotë për shqiptarja.com.

 

Ish-ministri i Mbrojtjes mendon se Greqia është habitur për ngritjen në mënyrë korrekte nga kryeministri Edi Rama të problemeve që duhen zgjidhur. Sipas tij, me anë të kërcënimeve,  Athina kërkon rikthimin e politikës së servilizmit dhe të nënshtrimit të shtetarëve dhe politikës shqiptare.

Brokaj ka kujtuar këtu lëshimet që Sali Berisha u bëri grekëve për interesa të pushtetit që nga prurja e Janollatosit deti tek shitja e detit. Sipas tij, Berisha në këtë drejtim është më keq se Esat Pashë Toptani.

Brokaj, ka një tensionim marrëdhëniesh dhe retorikë helmuese mes Tiranës dhe Athinës. A duhet të merren seriozisht gjuha ushtarake dhe kërcënimet e përsëritura të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, në adresë të Shqipërisë?

Kërcënimet e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, në situatën aktuale, nuk duhen marrë parasysh. Së pari ne jemi anëtarë të NATO-s, ndërsa Greqia është në një situatë të vështirë. Por, thirrjet e Kamenos dhe të ministrit tjetër, tregojnë një gjë: Që përveç shqiptarëve, të gjithë shtetarët e dinë, që politika mund të ndryshojë me ditë, ndërsa sistemi i mbrojtjes duhet të jetë i përhershëm. Të gjithë shtetarët e Shqipërisë, pas viteve ’90, formulën bazë të ekzistencës së shtetit e kanë neglizhuar, e kanë harruar apo e kanë sabotuar.

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë flet ashtu, flet më atë gjuhë, për të trembur shqiptarët për momentin, në mënyrë që të vijojë politika servile e shqiptarëve dhe ajo e nënshtrimit ndaj grekëve. Atyre u është dukur çudi dhe është e papajtueshme për të ta, që një kryeministër i Shqipërisë së varfër të flasë me dinjitet, qartë dhe në mënyrën më korrekte për problemet që duhen zgjidhur. Pozicioni plotësisht korrekt i Edi Ramës lidhur me pohimet me Greqinë, atyre u është dukur një çudi e madhe për arsye se, kryeministrat, presidentët dhe politikanët e Shqipërisë, në këto 25 vjet, kanë paraqitur portretin më servil, të nënshtruar dhe të neveritshëm të Shqipërisë. Ndaj dhe ato habiten dhe ministri merr këto poza të luftëtarit, në mënyrë që politika shqiptare të shkojë aty ku ishte, domethënë të bëhet po servile dhe e nënshtruar.

Thirrjet e tij kanë aktualisht këtë funksion. Por, unë i vlerësoj pozitivisht thirrjet e tij, në mënyrë që, shtetarët dhe politikanët shqiptarë të vënë gishtin kokës dhe të mos e shkatërronin ushtrinë nën emrin e “reformës”. Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet mbrojtës. Shqipëria e bazon ekzistencën thjeshtë mbi ekzistencën e NATO-s.

Sipas jush duhet të ringrihet ushtria, duhet të rritet fuqia ushtarake?

Jo sipas meje, por edhe sipas NATO-s, një nga pikat e para të NATO-s parashikon që, vendi partner duhet të ketë kapacitete mbrojtëse për veten e vet. Dhe Shqipëria nuk i ka. Ushtria duhet të ringritur. Pse Greqia është kaq shumë e armatosur? Nuk e di Greqia se është në mbrojtjen e NATO-s? Po Bullgaria dhe vendet e tjera nuk e dinë? Vetëm shqiptarët shkatërruan armatimin. Asnjë vend nuk është çarmatosur si Shqipëria. Nuk ka asnjë kapacitet mbrojtës, përveç aleancës. Ndaj flet ai greku. Por, thirrjet e tij janë një mësim shumë i mirë, se konjokturat mund të lëvizin, politika lëviz me ditë, por kapacitetet mbrojtëse duhen vite që të bëhen.

Ditën e premte, në një takim në Tiranë, organizuar nga PBDNJ, deputetja greke e Qipros, Eleni Theocharous, ka artikuluar disa deklarata provokuese. A duhet të kishte një reagime të autoriteteve shqiptare?

Për mua ajo duhej të shpallur automatikisht ‘non grata’. Duhej të nxirrej automatikisht nga Shqipëria. Sa i takon pretendimeve për Vorio-Epirin, grekët kanë mbetur në mesjetë, por puna është se ata janë fqinjët tanë.

Në skenë është rikthyer edhe marrëveshja e detit. Kryediplomati grek iu referua një aludimi të Sali Berishës, sipas të cilit Turqia ka ndërhyrë për të mundësuar rrëzimin e marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese…

Këtu nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Sali Berisha për pushtetin e tij bën çdo gjë. Është më keq se sa Esat Pashë Toptani në këtë pikëpamje. Sali Berisha e futi në Shqipëri Janullatosin, u dha grekëve hapësirën detare, furnizoi me naftë makinën ushtarake të Milosheviçit, kanë bërë gjithçka për pushtetin e tij, ndërsa shqiptarët e mbajnë të bilbilosë në parlament. Ai nuk është në linjë direkte me thënien e fundit që pati me grekët, por e dinte se atyre do t’u interesonte dhe u krijuar lidhja menjëherë.

Duke u ndalur tek aktualiteti politik, a e keni parashikuar një rezistencë të tillë kundër zbatimit të Reformës në Drejtësi?

E kemi thënë prej dy vitesh që Reforma në Drejtësi, në qoftë se bëhet, do të bëhet me tekst të shkruar nga të tjerët, me urdhër po nga të tjerët për të votuar, dhe kështu ka ndodhur. Përsëri shqiptarë po operojnë me të gjitha mënyrat për ta penguar, për ta denatyruar dhe për t’i hequr  thelbin e karakterit. Kështu që në sjelljet e fundit të Partisë Demokratike dhe të gjyqtarëve të Shqipërisë është përpjekja e fundit e tyre për ta sabotuar Reformën në Drejtësi.

Shpresojnë që ta shtyjnë deri në zgjedhjet e fundit dhe ta asgjësojnë totalisht nëse do të ketë ndryshime të raporteve politike. Është e qartë që, i gjithë ky krim i gjithanshëm që ka ndodhur në Shqipëri, politik, ekonomik dhe njerëzor, ku në themel të tij janë politika dhe drejtësia, vetvetiu ata nuk do të pranojnë që të shkojnë para drejtësisë. Ndaj, do të përdorin të gjitha mënyrat për ta sabotuar. Duke e parë veten të imunizuar për 20 e ca vite, në këtë mjedis të kontaminuar drejtësi-politikë-shoqëri civile, po bëjnë rezistencë.

Vetëm në Shqipëri dekorohen tradhtarët, për shembull, dhe ne bëjmë sehir, në vend që ata të venë automatikisht pas hekurave. Dikush ka deklaruar se ka vrarë dhe prerë, ndërsa portretin e vëmë në vilën e ish-kryeministrit të Shqipërisë. Në këtë kaos dhe shoqëri të kontaminuar vetiu nuk është e lehtë që ta vendosësh trenin në shinat e veta. Por shpresojmë tek përqendrimi amerikan dhe evropian që Shqipëria të bëhet. Nuk mund të mbajnë ato tani që, një shtet në një pozicion shumë të rëndësishëm, të jetë një kalbësirë. Kjo është e vetmja shpresë. Por është e pamundur që reforma të bëhet nga vetë shqiptarët.

Next Post
FOTO/ Kapet pas 4 orë ndjekje gomonia me drogë, arrestohen 3 persona

FOTO/ Kapet pas 4 orë ndjekje gomonia me drogë, arrestohen 3 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In