• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brokaj: Eliminimi i Bashës i intereson atyre që nuk duan reformën në drejtësi, dhe duan destabilitet

by A R
15/04/2017 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për liderin e opozitës, Lulzim Basha, mund të ekzistojë një plan për eliminimin e tij fizik. Të paktën kështu qarkulloi një lajm ditën e enjte në media, se vrasja e kreut të PD ishte përgatitur jashtë vendit.

Lajmin nuk e mohuan krerët e lartë të shtetit, por as vetë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u shpreh se çdo kusht mund të jetë i kërcënuar.

Eksponentë të politikës shqiptare kanë komentuar kërcënimin e Lulzim Bashës, kujt mund t’i interesojë “eliminimi” i tij dhe sa e mundur është që të ndodhë një skenar i tillë. Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se një ngjarje e tillë është e mundur, pasi Shqipëria ka precedentë të mëparshëm.

Brokaj u shpreh se vrasja e Bashës do t’u interesonte atyre që duan të bllokojnë reformën në drejtësi, duke sjellë ndër mend vrasjen e Azem Hajdarit dhe katër vrasjet në Durrës dhe Shkodër, që u shfrytëzuan për rrëzimin e pushtetit të kundërshtarit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Njerëzit nuk vriten për atë se çfarë përfaqësojnë vetë, por për efektet që sjell vrasja e tyre. Dhe Shqipëria e ka përvojën. Në ’91 u vranë katër vetë në Durrës dhe në Shkodër, në mënyrë që kundërshtarët të dorëzonin pushtetin dhe të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme.

Në ’98 u vra Azem Hajdari; vendi u destabilizua, u zunë zyrat e Kryeministrisë dhe Parlamentit, etj. Pra është e vërtetë se Basha nuk përbën ndonjë personalitet, por efektet destabilizuese të atyre që e duan destabilizimin, që nuk duan reformën në drejtësi, sigurisht probabilitet gjithmonë ka. Shqipëria e ka një farë përvoje”, u shpreh Brokaj.

Nëse lajmi do të ishte i vërtetë, Brokaj tha se “eliminimi” i Bashës do të përdorej për të bërë fajtore qeverinë aktuale. “Cilido që kërkon të destabilizojë reformën në drejtësi, reformat, vetingun, është e mundshme që të ndodhë një gjë e tillë. Kjo mund të ndodhë jo për Bashën si personalitet, por për ta përdorur “vrasjen” e tij në dëm të të gjitha reformave të ndërmarra nga kjo qeveri”, tha Brokaj.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj,nuk përjashton mundësinë që Basha të ketë fatin e Azem Hajdarit. Pra nuk bëhet fjalë për Bashën si personalitet, por për efektin që do të sillte “vrasja” e tij për destabilizimin e vendit.

Atentati thuhet se ishte organizuar jashtë Shqipërisë dhe për ekzekutimin e tij ishin kontraktuar vrasës me pagesë, të njohur si persona të rrezikshëm, të cilët thuhet se ishin pajtuar edhe në vitin 2011, për të organizuar një atentat ndaj një tjetër politikani të rëndësishëm në vend, për të shkaktuar trazira, për shkak të gjendjes së tensionuar politike, që po kalonte vendi edhe në atë kohë.

Për këtë qëllim, mësohet se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ka zhvilluar takime me kryeministrin e vendit dhe ministrin e Brendshëm. Ai u ka vënë në dispozicion atyre të gjithë informacionin e marrë, duke përmendur edhe emra konkretë të personave të përfolur si ekzekutues të skenarit./a.m.

Next Post
Video/Hajduti i vjedh portofolin gazetares në Tiranë

Video/Hajduti i vjedh portofolin gazetares në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In