• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brokaj: Dështimi i socializmit u lajmërua me dokument nga Moska që në 1982

by Aalison Pearse Stevens
29/08/2016 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga mjekët e grupit që kujdesej për shëndetin e Enver Hoxhës dëshmon ardhjen e një dokumenti nga Moska, në vitin 1982, ku sipas një studimi prestigjoz i rekomandohej politikës shqiptare të kohës të ndryshonte formën e regjimit pasi sistemi kishte dështuar. Në një intervistë për gazetën Panorama, kardiologu Sabit Brokaj, thotë se ishin vetë themeluesit e socializmit në Moskë që kishin dalë në këtë përfundim.

Brokaj sjell në kujtesë mesazhin e lexuar në document: “Sistemi socialist në formën e organizimit lidhur me pronën, ekonominë është i bllokuar dhe nuk premton asgjë dhe për këtë kërkohet ndryshim rrënjësor i tij”. Brokaj thotë se ata e cilësonin socializmin një kapitull të përfunduar dhe një udhëheqësi kaq i duhej që të orientohej drejt hapjeve të reja.

“Vetë themeluesit e socializmit një institute i studimeve politike dhe ekonomike në Moskë kishte dalë në konkluzionin se komunizmi nuk ka më perspektivë, ka dështuar si ideologji dhe praktikë ekonomike. Këtë unë e kam lexuar nga azhanset që i shkonin Enver Hoxhës. Ka qenë viti 1982-1983. Sulo Gradeci na kërkonte ne, grupit të mjekëve që të lyenim me formalinë çdo shkresë apo material që do të lexonte Enveri, me qëllim që të mos depërtonte ndonjë infeksion dhe na jepej mundësia që para se t’i lexonte Enveri lajmet kofidenciale , t’i kishim lexuar ne. Këto studime iu rekomandonin udhëheqësve politikë të vendeve komuniste të Lindjes që të ndërmerrnin reforma të mëdha ekonomike për ndërrimin e kahut, sepse socializmi kishte dështuar”, shprehet Brokaj.

Brokaj vë gishtin mbi Ramiz Alinë si përgjegjës për mbajtjen peng të Shqipërisë në një situatë të vështirë ekonomike pa patur kurajën për të ndërmarrë hapat e duhur për ndërrimin e sistemit që në atë kohë.

“Prandaj me vjen keq me Ramiz Alinë që nuk pati kurajën dhe guximin që pasi i kishin dhënë prognozën, institute prestigjoze studimi, por edhe realiteti i ekonomisë shqiptare ia kërkonte, që të ndërmerrte ato hapa që duheshin që të mos e linte vendin në katastrofë ekonomike. Flasim për vitin 1982, një material që më ra mua në dorë, por si ai mund të ketë patur me dhjetëra që informonin qeveritë e Lindjes. Nuk ishte pengesë kasta e vjetër që nuk e linte Ramizin që të bënte ndryshimet e duhura. Unë këto justifikime nuk i besoj”.

Brokaj thotë se hezitimi i Ramiz Alisë nuk ka patur të bënte me presione të kastës së vjetër. “Hezitimi i Ramizit jam i bindur se ka qenë sui generis dhe nuk ka qenë asnjë presion nga konservatorët. Ndryshimi kërkohej edhe nga brenda partisë varfëria ishte kokëfortë dhe vetëm një i verbër nuk e shikonte dhe nuk tentonte ta nxirrte vendin nga ajo situatë”, thotë kardiologu Sabit Brokaj një nga mjekët e grupit që kujdesej për shëndetin e diktatorit Hoxha.

ma.me

Next Post
“Ai më tha të mos e hedh këtë foto sepse është shumë Hot”… (FOTOT)

"Ai më tha të mos e hedh këtë foto sepse është shumë Hot"... (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In