• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brokaj: Berisha ka hallin e kokës së vet, por drejtësia s’ndalet, është projekt amerikan

by Java News
28/03/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Reforma në drejtësi po zvarritet pa fund. Kuvendi rihapi garën për vetingun, si dhe për KLGJ e KLD, duke bërë që procesi të nisë nga e para. Të gjithë pyesin nëse reforma në drejtësi do të nisë të zbatohet apo do të ketë fatin e shumë ligjeve e nismave të tjera, që asnjëherë nuk zbatohen por mbeten vetëm në letër.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, paralajmëron se reforma në drejtësi do të zbatohet me patjetër pavarësisht zvarritjeve dhe “shkopinjve nën rrota”, pasi është projekt amerikan, i cili ka mbështetjen e gjerë të popullit shqiptar. Brokaj shprehet se politikanët janë të kapur “mat”, nuk kanë rrugë tjetër veçse ta zbatojnë projektin amerikan.

Ish-ministri i Mbrojtjes thotë se kjo reformë është bërë me qëndrimin rigoroz të ndërkombëtarëve dhe në këto kushte, do të jetë sërish këmbëngulja e tyre që kjo reformë të zbatohet. Sabit Brokaj paralajmëron se shumë shpejt do të shkojnë para drejtësisë “peshqit e mëdhenj”, të cilët janë të korruptuar.

“Ata që nuk e duan reformën në drejtësi, patën fuqinë për ta zvarritur, por nuk e ndalin dot. Është projekt amerikan. Sepse përputhet edhe me dëshirën e popullit. Reforma në drejtësi është bërë për të kapur peshqit e mëdhenj.

Pa qëndresën rigoroze të ndërkombëtarëve, politika në Shqipëri mund të deformojë çdo lloj ligji dhe rezolute. Të gjithë kusarët dhe të korruptuarit përpiqen për të ndalur reformën; kusarët atë që vjedhin duan ta fshehin, atë që e zbulojnë duan ta eleminojnë”, u shpreh Brokaj.

Sabit Brokaj thotë se është e pritshme që klika politike të ndalë reformën në drejtësi ashtu siç ka kapur prej gryke Shqipërinë.

“Është e pritshme që të shfrytëzohet çdo lloj forme, mundësie dhe sebepi në mënyrë që reforma të mos bëhet. Në sjelljen e tanishme, është një strategji e caktuar që është e përhershme por shumë këmbëngulëse për të penguar realizimin e ndërtimit të shtetit ligjor shqiptar, një strategji e përdorur nga klika politike që ka kapur Shqipërinë për gryke”, tha Sabit Brokaj.

Ish-ministri i Mbrojtjes fajëson ish-kryeministrin Sali Berisha dhe gjithë njerëzit e tij, për pengimin e reformës. Sipas tij, ata kërkojnë të ruajnë kokën e tyre nga bëmat që kanë kryer gjatë 8 viteve në pushtet.

“Berisha dhe njerëzit e tij do të bënin përpjekje për të mbrojtur kokën e tyre pas abuzimeve të forta që kanë bërë vite e vite me radhë dhe ku reforma në drejtësi do t’i bëjë të paguajnë një më një për atë çka kanë bërë”, u shpreh Brokaj. Ai i bën thirrje mazhorancës të mos lëshojë pe për vetingun.

“Por ata që duan ta bëjnë reformën, kam parasysh mazhorancën që deri tani ka provuar se e do reformën, të jenë të vendosur dhe me guxim politik, dhe të mos lëshojnë pe në denatyrimin që kërkojnë t’i bëjnë reformës në drejtësi nëpërmjet shpëlarjes dhe çngjyrosjes së “vetingut”, tha Brokaj.

ma.me

Next Post
Dështon atentati për hakmarrjen 19-vjeçare, katër të arrestuar në Tiranë

Tiranë/ Vidhnin TV dhe pije nëpër lokale, arrestohen 3 hajdutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In