Ekipi anglez i Bërnli ka kaluar në raundin e dytë të “EFL Cup”.
Fitorja me Notts County ishte dramatike, duke qenë se erdhi përmes penalltive.
Trajneri Niki Hajen festoi kështu me triumf debutimin në ndeshje zyrtare.
Fillimisht shënoi Roberts te Notss. Më pas barazoi Fleming për Bërnlin sapo filloi pjesa e dytë.
E paqartë është situata me Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte as në stol, ndërsa nuk është konfirmuar se mbetet akoma i dëmtuar.
Sezoni i ri ka nisur në mënyrën më të keqe për Brojën. Zërat për largimin e tij mbeten aktivë.











