Këngëtarja amerikane e muzikës pop Britney Spears, nëna e dy djemve, Jayden dhe Sean Federline, ka ngacmuar kolegen e saj, Miley Cyrus.
Pozat e saj me gjuhën jashtë që janë çdo ditë prezente në Instagramin e këngëtares, kanë qenë arsyeja pse Britney e ka ngacmuar kolegen pa të keq.
Ajo në profilin e saj në Instagram, ka postuar një fotografi me dy djemtë e saj dhe një vajzë të vogël të quajtur Lexie.
“Miley Cyrus” – ka bërë tag Britney,”Të njoftoj me Lexie”.
Në mesin e shumë komentuesve, nuk është parë një koment nga Miley Cyrus. Ndoshta ajo do t’ia kthejë me të njëjtën monedhë shoqes së saj, Britney-t.











