• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britanikët ndryshojnë mendim, si u gënjyen nga Farage për Brexit

by A R
25/06/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Britania e Madhe votoi për t’u shkëputur nga Bashkimi Europian, në referendumin historik që u mbajt të enjten. 52% e zgjedhësve kërkuan largimin nga Unioni të cilit iu bashkuan 43 vite më parë, ndërsa 48% ishin pro qëndrimit.

Disa nga përkrahësit e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, janë penduar për votën e tyre. Ata janë shprehur se janë “gënjyer” nga fushata për të lënë BE-në dhe se nuk besonin se vota e tyre mund të vlente.

Sipas mediave ndërkombëtare, disa kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi referendumin pasi edhe kryeministri i vendit, David Kameron dha dorëheqjen. Ata janë të shqetësuar edhe për financat.

Udhëheqësi i Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe, njëkohësisht nismëtar i Brexit, Nigel Farage, ka pranuar publikisht sot se nuk mund të përmbushë një nga premtimet në të cilën kishte bazuar fushatën e tij.

Gjatë një interviste dhënë në emisionin “Good Morning Britain”, Farage ka thënë se ky vend nuk do të marrë 350 milionë paund në javë, edhe pse partia e tij për muaj të tërë kishte folur se në rast të Brexit, kjo shumë e parave do të përfundojë në mirëqenie dhe shëndetësi.

“Unë thjesht nuk mund ta garantoj këtë”, u shpreh Farage, duke u gjendur përballë kundërpërgjigjes së gazetares e cila i tha “se mbi këtë premtim sigurore miliona vota që nxorën vendin nga BE”.

Një grua që ka votuar për daljen e Britanisë nga BE-ja është shprehur: “Nëse do të kisha një mundësi të dytë për të votuar, do të hidhja votën time për qëndrimin në Bashkimin Europian”.

Duke folur në aeroportin e Mançesterit, gruaja e identifikuar vetëm si Mandy shtoi se “realiteti” tani ka goditur shtëpinë. “Jam e mërzitur nga rezultati edhe pse votova për daljen. Kur u zgjova sot në mëngjes, realiteti më goditi mua. Nëse do të kisha mundësi të votoja edhe një herë, do të votoja që të qëndronim në BE”, tha ajo për ITV-në.

Një votues tjetër pro daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është shprehur se ka votuar për largimin nga BE-ja vetëm se mendonte se vota e tij nuk do kishte shumë rëndësi. “Jam paksa i shokuar, nuk e dija se kjo do të ndodhte. Nuk mendoja se vota ime do të vlente pasi mendoja se do të qëndronim në BE”, ka thënë ai për BBC-në.

“U mashtrova kur thanë se lekët që paguajmë në Europë do të shkojnë për NHS-në, por këtë mëngjes realiteti është ndryshe. Pse të gënjesh duke marrë votën, e pastaj të thuash kjo nuk do të ndodhë. Tani ndihem keq për votën time”, është shprehur një tjetër votuese pro daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian./a.m.

35A0CD3E00000578-0-image-m-28_1466778641787

35A0CD4400000578-0-image-m-29_1466778651478

Next Post

Disa kryediplomatë të BE-së, takim urgjent pas BREXIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In