• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britania vendos nën kontroll COVID-19, shtohen rastet e reja në Gjermani

by Ardit Rada
19/06/2020 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania uli nivelin e saj të kërcënimit të koronavirusit të premten, duke u bërë një nga vendet që së fundmi pretendojnë se po vënë nën kontroll përhapjen e virusit.

Qendra e Përbashkët e Biosigurisë në Britani, rekomandoi lëvizjen e rrezikut të Covid-19 nga niveli i dytë më i lartë, 4 – që do të thotë përhapja është e lartë ose po rritet në mënyrë eksponenciale, në nivelin 3- që do të thotë se një epidemi është në qarkullim të përgjithshëm.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se ka një rënie të vazhdueshme të rasteve në të gjithë Britaninë, por shpërthimet e lokalizuara janë ende të mundshme. Britania ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë me më shumë se 42,000 vdekje të lidhura me virusin dhe mbi 300,000 raste të konfirmuara.

Ulja e nivelit të alarmit ishte “një moment i madh për vendin dhe një dëshmi e vërtetë për vendosmërinë e popullit britanik për të mposhtur këtë virus,” tha Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock.

Ndërkohë, Gjermania të premten raportoi rritjen me të madhe ditore të rasteve me koronavirus në një muaj, pasi në fillim arriti të kontrollonte shpërthimin e infeksioneve më mirë sesa vendet e tjera të mëdha evropiane.

Instituti Robert Koch dhe qendra gjermane e kontrollit të sëmundjes njoftuan 770 raste të reja të konfirmuara, duke e çuar në 188.534 numrin total të infeksioneve me Covid-19 në vend.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 8.5 milionë njerëz janë infektuar me Covid-19 në të gjithë botën, dhe 454,000 të tjerë kanë vdekur nga virusi.

/e.rr

Next Post
KE sqaron detyrat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit: Nuk janë 15 kushte

KE sqaron detyrat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit: Nuk janë 15 kushte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com