• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Britania u heq nënshtetësinë të inkriminuarve. Mes tyre, militanti i Berishës që theu zyrat e SHQUP në 8 Janar

by A R
03/03/2024 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Lordëve’ të huaj të krimit të organizuar në Britani të Madhe do t’u hiqet nënshtetësia britanike sapo ata të dalin nga vendi. Kështu ka njoftuar ministria e Brendshme britanike, në kuadër të goditjes së personave me nënshtetësi britanike të cilët dyshihet se janë përfshirë në trafik droge, armësh zjarri apo emigrantësh.

‘Home Ofice’ po punon me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Britani e cila ofron një dosje inteligjence që ministri i Brendshëm e përdor për t’u hequr shtetësinë individëve të përfshirë në krim, nëse ata largohen përkohësisht nga vendi, duke e bërë të pamundur kthimin e tyre.

Është e paqartë sesa herë është përdorur kjo taktikë por mediat e huaja shkruajnë për 2 raste ndaj 2 shqiptarëve të cilët dyshohen si krerë të grupeve kriminale në trafikun e emigrantëve dhe të drogës.

Në rastin e fundit, një shqiptar, emri i të cilit nuk mund të përmendet për arsye ligjore, dyshohej se kishte organizuar kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar të qindra emigrantëve të paligjshëm shqiptarë nëpërmjet kamionëve dhe varkave të vogla përtej Kanalit.

Ai hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat nga lufta e Kosovës dhe më vonë iu dha nënshtetësia britanike. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua nga Policia e Kentit me dyshimin për pastrim parash, por më tej nuk pati asnjë akuzë ndaj tij.

Në shtator të atij viti, atëherë Sekretari i Brendshëm Priti Patel mori një vendim për t’i hequr nënshtetësinë ndërsa ishte në një udhëtim në Shqipëri. Ai e apeloi vendimin, por Komiteti Special i Apelimit të Emigracionit ia hodhi poshtë pasi pa dosjen me akuzat që rëndonin ndaj tij.

Në vitin 2021, Fatjon Dauti, 38 vjeç, humbi një apel të ngjashëm në SIAC pasi iu hoq shtetësia nën akuzën se ishte një ndër krerët e një grupi kriminal shqiptar me bazë në Londër që merrej me trafikun e kokainës, emigrantëve dhe pastrimin e parave. Atij iu dha leja e përkohshme e qëndrimit sepse ishte i martuar me një shtetase letoneze të Bashkimit Europian.

Kujtojmë se Fatjon Dauti u shfaq në protestën e dhunshme që simpatizantët e Sali Berishës bënë për të marrë nën kontroll selinë e Partisë Demokratike në 8 janar të vitit 2022.

Në 2019-ën, Fatjon Dautit iu sekuestrua rezidenca që kishte në Mbretërinë e Bashkuar pasi Agjencia Kombëtare e Krimit siguroi prova se ai ishte një faktor kryesor në biznesin e kokainës dhe kanabisit në Britani.

Next Post

Mungoi në Samitin e Tiranës, Baze: Kurti vuan nga mania se duhet të jetë në qendër të vëmendjes aty ku shkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In