• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Britania shumë afër gjetjes së vaksinës, virologu i Oksfordit: Në prag të Krishtlindjeve do të bëjmë injektimet e para

by Ardit Rada
20/07/2020 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Virologu i Universitetit të Oksfordit, Rob Lambkin-Williams pretendon se Mbretëria e Bashkuar është shumë afër fazës përfundimtare të zhvillimit të vaksinës COVID-19.

“Duke pasur parasysh që një proces i madh klinik është duke u zhvilluar, grupi i Oksfordit shpreson, edhe pse nuk ka ende asnjë garanci, që vaksinimet e para do të fillojnë pak para Krishtlindjes.

Vaksina tashmë po prodhohet në disa lokacione në Evropë dhe Amerikë dhe, më e rëndësishmja, në Institutin Serum në Indi.

Pra, prodhimi global i vaksinës tashmë është duke u zhvilluar, e cila do të përdoret nëse provat klinike rezultojnë të suksesshme,” tha Lambkin-Williams.

Ai shtoi se kryesisht njerëz të shëndetshëm të të gjitha moshave janë aktualisht të përfshirë në studim.

“Unë nuk mund të them saktësisht se kush janë të intervistuarit më të vjetër, por ka disa nga grupe me rrezik shumë të lartë. Unë jam astmatik dhe i përkas një grupi me rrezik të lartë.

Eshtë një grup i moshave të gjera me gati 10,000 njerëz të përfshirë në këtë studim”, tha eksperti britanik.

Ai thotë se aktualisht janë duke u prodhuar dy miliardë vaksina, nga të cilat gjysmë miliardë në Indi.

Instituti Serum atje është shumë i akredituar dhe çdo vit prodhon sasi të mëdha të vaksinës kundër gripit, e cila, sipas Lambkin-Williams, shpërndahet në nivel global.

“Pra, nuk është vetëm Mbretëria e Bashkuar. Kjo është globale. AstraZeneca është një kompani britanike, por ajo zotëron pajisje prodhuese në të gjithë botën dhe të gjithë po punojnë në prodhimin e vaksinave,” tha Lambkin-Williams.

Duke folur për sigurinë e vaksinës së ardhshme, eksperti britanik siguron se siguria e tij nuk është komprometuar.

“Një nga avantazhet e grupit të Oksfordit, i cili është drejtuesi i 23 ekipeve që aktualisht kryejnë prova klinike, është se ka punuar në një vaksinë të ngjashme për një virus të ngjashëm, i cili shkakton MERS, ose Sindromën e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme. Tashmë ka ekzistuar deri në një farë mase.

Kjo ka të bëjë me adaptimin e vaksinës ekzistuese me virusin e ri. Shumë masa paraprake tashmë janë ndërmarrë dhe po vazhdojnë tani,” theksoi Lambkin-Williams.

/e.rr

Next Post
4 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen shifra të larta edhe të rasteve të reja

Tjetër rekord viktimash në Maqedoninë e Veriut, 10 pacientë ndërrojnë jetë, 96 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

October 28, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

October 28, 2026
Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

October 28, 2026

Opozita shqiptare duartroket, por nuk kupton

October 28, 2026
Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

October 28, 2026
Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In