• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Britania nxjerr emrin e oficerit që helmoi Skripalët: U dekorua nga Putin

by A R
26/09/2018 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Identiteti i vërtetë i një prej personave të kërkuar nga autoritetet britanike për sulmin me një substancë nervore në Salisbury të ish-agjentit rus Sergei Skripali dhe vajzës së tij, është Anatoliy Vladimirovich Chepiga, njoftoi media britanike të mërkurën duke thënë gjithashtu se ai ishte një kolonel rus i dekoruar nga presideti.

Më herët këtë muaj, prokurorët britanikë akuzuan dy shtetas rusë, Aleksandër Petrovin dhe Ruslan Boshirovin, për tentativë vrasjeje dhe për helmim me Novichok të Skripalëve në qytetin anglez në jug të vendit në muajin mars. Por prokurorët thanë gjithashtu se besonin që të dyshuarit kishin përdorur pseudonime për të hyrë në Britani.

Gazeta “Daily Telegraph” dhe BBC-ja njoftuan se mbiemri i vërtetë i Ruslan Boshirovit ishte Chepiga, duke cituar njoftime hetimore të publikuara nga Bellingcat, një faqe interneti që mbulon çështjet e zbulimit. Dy burime evropiane të sigurisë, që kanë dijeni rreth hetimin të rastit të Skripalëve, thanë se detajet ishin të sakta. Moska mohon çdo përfshirje në helmimin e ish-agjentit rus.

burrat e akuzuar nga autoritet britanike, kanë thënë se ishin thjesht turistë dhe se kishin shkuar në Londër për argëtim ndërsa në Salisbury për të vizituar katedralen që ndodhet në këtë qytet.

Qeveria britanike është në dijeni të identitetit të vertetë të të dy personave, njoftuan burime pranë hetimit. “The Telegraph” njoftoi se Chepiga, 39 vjeç, kishte shërbyer gjatë luftrave në Çeçeni dhe Ukrainë dhe në vitin 2014 me drekret Presidentit Vladimir Putin ishte shpallur hero. Policia Metropolitane që po heton ngjarjen dhe zyra qeveritare për Marrëdhëniet me Jashtë refuzoi të komentojë lidhur me këtë njoftim./a.m.

Next Post
Berisha “zgjohet” në Fcb: Rekomandimi pozitiv u dha për arsye strategjike

Akuzat për kërcënimin e oficerit nga deputetët, Berisha: Policia kundërshtoi veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In