• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Britania, njësoj si Holanda që nxirrte në faqe të parë shqiptarët kur kishin zgjedhje”

by A R
24/03/2023 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vizitën e tij në Britaninë e Madhe, Rama është pyetur edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për gjithë unionin në tërësi. Rama u shpreh se BE është një sfidë e cila ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e brendshëm të një shteti.

Por, megjithatë, Rama thekson se ndonjëherë edhe kur një shtet ka progres, BE nuk është gjithnjë gati për të ‘hapur krahët’. E thënë ndryshe, Rama e sheh si problematike faktin se bashkimi Evropian është në thelb edhe një union i mëvetshëm, sepse sipas tij në thelb është hipokrite.

Duke e ilustruar me shembullin e Holandës, gjatë kohës së zgjedhjeve, Rama nënkuptoi se edhe retorika e përdorur tani për shqiptarët në Britaninë e Madhe është për shkak të zgjedhjeve që pritet të vijnë.

“Edhe BE nuk di gjë për këtë, askush nuk e di. Por, pjesa më e vështirë është që ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Po duhet t’i përmbushim për t’u bërë qejfin, por se këto detyra shtëpie mundësojnë një demokraci moderne dhe funksionale. Dhe kjo do të thotë, që të kesh ndarjen e pushteteve, me vepra jo me fjalë. Kjo do të thotë që të kemi drejtësi të pavarur. Dhe kjo do ta bëjë Shqipërinë një shtet modern dhe evropian. Kemi parë një BE që ka qenë hipokrit me ne, sepse ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë por nuk ishte e mjaftueshme, sepse ata kishin problemet e tyre. BE ndonjëherë është federatë egosh, ka 27 zgjedhje për çdo gjë dhe nuk janë në të njëjtën ditë. Duhet ta lexosh BE duke parë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi nëse i bën apo jo detyrat e shtëpisë, sepse ndërkohë na dalin zgjedhje ne Holandë. Në atë kohë na u desh që të përballeshim me të njëjtën retorikë siç bën Britania sot. Dhe aso kohe përdorej armiku në titullin kryesor dhe kjo i ka bërë shqiptarët me gomone si vikingë për të pushtuar Anglinë Perëndimore. Lufta në Ukrainë e solli në vetë BE në aspektin gjeopolitik. Janë më vigjilent dhe e kuptojnë që nuk mund ta lënë Ballkanin jashtë.”- tha Rama.

/a.r

Next Post
Mali i Zi arreston një ndër më të kërkuarit në botë, e ‘tradhtuan” shenjat e gishtave

Mali i Zi arreston një ndër më të kërkuarit në botë, e ‘tradhtuan” shenjat e gishtave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com