• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britania e Madhe publikon bilancin e emigrantëve që kaluan Kanalin e La Manshit gjatë 2022

by Java News
01/01/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania e Madhe ka publikuar bilancin e emigrantëve të cilët kaluan në Kanalin e La Manshit gjatë vitit 2022.

Sipas shifrave të qeverisë, gjithsej 45,756 emigrantë kaluan Kanalin Anglez dhe kaluan në Britani ,  duke përfshirë 90 persona që bënë udhëtimin nga Franca me dy anije në ditën e Krishtlindjes.

Ministria e Mbrojtjes nuk regjistroi incidente të tjera të ngjashme gjatë gjashtë ditëve të mbetura të vitit 2022 kur kushtet atmosferike ishin të pafavorshme.

Zyrtarët e Home Office vlerësojnë se deri në 60,000 njerëz ka të ngjarë të kalojnë Kanalin gjatë vitit të ri. Politikanët janë përpjekur të kontrollojnë krizën e migracionit gjatë vitit të kaluar teksa tensionet rriten mes paqëndrueshmërisë politike me tre kryeministra dhe tre ministra të brendshëm të zëvendësuar në një hapësirë ​​të shkurtër kohore.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, e cila njihet për qëndrimin e saj të ashpër ndaj emigracionit, ka folur për “ëndrrën” e saj për të parë realizimin e planit të qeverisë britanike për të dërguar refugjatë në Ruandë.

Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur se ky plan është i ligjshëm, por ende nuk është zbatuar për shkak të proceseve ligjore në pritje. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes në prill, 40,460 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin Anglez.

Kujtojmë se Qeveria britanike ka arritur marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm. Kryeministri britanik Rishi Sunak bëri publike marrëveshjen për frenimin e emigracionit shqiptar, e cila do të përshpejtojë deportimet. Sunak në Parlament tha se 1/3 e azilkërkuesve janë shqiptarë, të një vendi të begatë e të sigurt, teksa njoftoi se 400 specialistë britanikë do të zbarkojnë në Rinas për të ndalur emigrantët.

Ky plan masash erdhi pas bisedës telefonike që pati Sunak me kryeministrin Edi Rama. Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe ka qenë tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’. Kjo nxiti reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku kërkuan që ministrja e brendshme, Suella Braverman t’u kërkonte ndjesë.

/s.f

 

Next Post
“Njerëz dhe Fate” vjen në ekranet shqiptare me 10 seri të reja, Arben Derhemi: Do jem producent

"Njerëz dhe Fate” vjen në ekranet shqiptare me 10 seri të reja, Arben Derhemi: Do jem producent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In