Nga sot, Britania pezulloi të gjitha importet e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG), që është një masë e re në përgjigjen e Londrës ndaj luftës së Moskës në Ukrainë, raporton Guardian.
Zyra për Punët e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin e Britanisë së Madhe njoftoi në Twitter se importi i plotë i LNG-së ruse është pezulluar që nga sot, “si pjesë e përgjigjes ndaj pushtimit të paligjshëm të Ukrainës”.
Britania njoftoi vendimin e saj për të ndaluar importin e gazit rus nga janari 2023 në tetor.
//s.f