• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Britania e Madhe e ka humbur ndikimin në botë

by Java News
09/11/2015 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

London School of Economics

Gjithnjë e më tepër e veçuar dhe e tërhequr në vetvete, Britania e Madhe po vuan nga një humbje e ndikimit në mbarë globin duke përjetuar një krizë identiteti mëse të dukshme, në sajë të pavendosmërisë së saj mbi çështjet e Evropës, vlerëson një raport i publikuar sot nga diplomatë të lartë.

Studimi i kryer nga ana e Komisionit Diplomatik të London School of Economics (LSE) vë theksin se, Britania e Madhe, e renditur e pesta në botë, ndër vendet më të industrializuara, me të gjitha asetet në dorë për të patur një rol të rëndësishëm, kritikohet për faktin se është kthyer në një faktor ngurrues në arenën ndërkombëtare.

Autorët e raportit, në mesin e së cilëve ish-drejtues të shërbimeve sekrete, ish-ministra dhe ambasadorë, pohojnë se shqetësimi i komunitetit diplomatik britanik është përqëndruar në mungesën e një stategjie të qartë në planin e politikës së jashtme.

“Britania e Madhe është kthyer gjithnjë e më tepër e izoluar dhe e tërhequr brenda kontureve të saj. E mënjanuar ndaj çështjes siriane, joaktive në Ukrainë, kundër çdo disipline në planin evropian, e ashpër ndaj çështjes së refugjatëve, ajo që më parë ishte një krize besimi, është kthyer tashmë në krizë identiteti”, vë në dukje raporti.

Autorët kujtojnë se qeveria e David Cameronit ishte kryesisht inekzistente në negociatat midis Ukrainës dhe rebelëve prorusë dhe se pjesëmarrja në koalicionin kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) kufizohet vetëm në disa sulme në Irak.

Të martën e kaluar, Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme u shpreh kundër projektit të David Cameronit për zgjerimin e sulmeve në Siri.

Ministri i Punëve të Jashtme, Philip Hammond theksoi të dielën se qeveria dëshironte të ishte e sigurt se ekzistonte një konsensus midis partive politike për këtë çështje, para se të kalohej në votim një çështje e tillë nga ana e Dhomës së Komuneve.

Raporti nuk është më i zbutur ndaj David Cameronit, sesa ndaj vijës së tij politike në raport me Bashkimin Evropian në kohën kur kryeministri pritet të saktësojë nesër reformat që ai pretendon ndaj partnerëve evropianë për referendumin për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, e parashikuar nga tani deri në fund të vitit 2017.

“Të shpenzojmë kohën tonë duke vuajtur moralisht rreth natyrës formale të bashkimit tonë me BE-në, kufizon përfitimet që Britania e Madhe mund të nxirrte nga një marrëdhënie e këtij lloji”, thonë autorët.

”Fakti qëndron se bashkëpunimi me BE-në është një domosdoshmëri thuajse në të gjitha sferat. Marrëdhënia jonë e cila ka një kundërthënie me Evropën reflekton në pjesën më të madhe një ndjenjë nervozizmi të thellë në marrëdhëniet tona me vetveten”, theksojnë ata.

Next Post

Meta: Vlerësoj kontributin e Naços, ministrin e ri do ta propozojë Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In