• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britania e Madhe del nga BE, dorëhiqet kryeministri Cameron

by A R
24/06/2016 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri britanik David Cameron deklaroi sot se do te largohet brenda tetorit.

“Do te perballemi me vendimet e medha. Britania ka marre nje vendim te qarte dhe ka nevoje per nje lidership te ri” – keshtu eshte shprehur Cameron ne nje konference te jashtezakonshme per shtyp mengjesin e se premtes.

Ai tha se ka rendesi te madhe stabiliteti financiar dhe se negociatat me BE do te vijojne me nje kryeminister te ri.

“Vullneti i popullit britanik është një urdhër që duhet respektuar”, tha Cameron jashtë rezidencës së tij në Downing Street.

***

Vota e britanikëve pro daljes nga Bashkimi Evropian ka shkaktuar një tronditje të madhe në union. Goditja e madhe që mori BE nga dalja e njërit prej vendeve më të fuqishme mund të mos jetë e vetmja, pasi tashmë frika për efektin domino po ndihet në të gjithë Bashkimin Evropian.

Mediat franceze raportojnë se disa politikanë në këtë vend kanë nisur fushatë për daljen e Francës nga BE. Sipas raportimeve, edhe në Francë ka nisur një fushatë për organizimin e një referendumi për të dalë nga unioni. Në krye të kësaj fushate janë grupimet nacionaliste. Ndërkohë, krerët e BE kanë nisur lëvizjet për të shmangur një kolaps të mundshëm në BE.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz deklaroi sot se do të bisedonte me kancelaren gjermane, Angela Merkel për të mënjanuar një reaksion zinxhir pas votimit në favor të Brexit nga ana e britanikëve.

I pyetur nga rrjeti televiziv gjerman, ZDF për një reaksion të mundshëm zinxhir, Schulz tha se ”do të diskutoj me Merkelin për një mënjanim të tillë”.

“Reaksioni zinxhir që euroskeptikët po festojnë tani nuk duhet të ketë asnjë arsye”, theksoi ai.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier deklaroi sot se referendumi në BM shënon një ditë të trishtë për Evropën dhe Britaninë e Madhe.

“Lajmet që vijnë nga Britania e Madhe janë një deziluzion. Ditë e trishtë për Evropën dhe Britaninë e Madhe”, tha në Twitter, në anglisht, Steinmeier./a.m.

Next Post

ZYRTARE/ Mbyllet numërimi, 51.9 % votuan pro Brexit, ja si votuan pjesët e Britanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In