Britana e Madhe ka arritur deri më sot të vaksinojë 1.3 milionë banorë ndaj COVID-19. Vaksinimi në ishull ka filluar që në fillim të dhjetorit, teksa këtë vit të ri operojnë dy lloje vaksinash Pfizer/BioNTech dhe Oxford/AstraZeneca.
Kryeministri Johnson ka deklaruar se brenda 2-3 javësh personat që deri më tani kanë marrë vaksinën do të kenë një imunitet të konsiderueshëm teksa synohet që deri në mes të shkurtit kuota të ketë arritur në 13 milionë të vaksinuar.
Pavarësisht kësaj, ditën e djeshme Anglia dje vendosi një ”Lock-Down” kombëtar pasi shifrat e COVID-19 po rriten ndjeshëm prej variantit të ri. BW