• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Britania: Drejtësia nuk mjafton për në BE, ka edhe 4 prioritete

by
03/10/2015 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania: Drejtësia nuk mjafton për në BE, ka edhe 4 prioritete 

Graham Styles, kreu i seksionit për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në Drejtorinë e Ballkanit Perëndimor dhe Zgjerimit, në Ministrinë e Jashtme britanike (Foreign Office), tregon  sesi qeveria britanike i shikon përpjekjet e Shqipërisë në realizimin e 5 prioriteteve.

Graham Styles: Britania e Madhe ka një rol udhëheqës në mbështetjen e aspiratave për t’iu bashkuar BE-së. Ne mbështesim procesin e nisur të reformave nga Qeveria. Jemi të impresionuar nga niveli i vendosmërisë për të. Do të jetë një proces i vështirë dhe i gjatë në kohë, por ne duhet të sigurohemi, që ky proces të jetë realizuar mirë, reformat të jenë të qëndrueshme dhe procesi të jetë i pakthyeshëm.

Graham Styles mendon se, reforma në drejtësi është e rëndësishme, por nuk duhen harruar edhe prioritetet e tjera.

Graham Styles: Janë 5 prioritete, që të gjitha të rëndësishme. Ndërkohë, më e rëndësishmja është reforma në sektorin e drejtësisë. Nëse ju do ta realizoni mirë këtë reformë dhe ashtu siç duhet, shumë gjera do të marrin rrugë e tyre më pas. Kjo do të thotë se, Shqipëria bëhet një vend më tërheqës për të jetuar, duke trajtuar kështu edhe çështje të tjera, që lidhen me krimin e organizuar dhe luftën kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, kjo e kthen Shqipërinë në një vend më tërheqës për investitorët. Nëse Shqipëria do të jetë e suksesshme në reformën e sistemit e thellë të drejtësisë dhe në mënyrë të pakthyeshme, ky do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. E dimë që kjo çështje, politikisht është kontroverse dhe do të prodhojë vendime të vështira politike, por ia vlen të bëhet.

I pyetur nëse miratimi i reformës në drejtësi përkthehet në rritjen e mundësive për çeljen e negociatave me BE-në, Graham Styles lë të kuptohet se nuk mjafton vetëm kaq.

Graham Styles: Qeveria shqiptare, në mënyrë absolute ka bërë mirë, që reformën në drejtësi e ka cilësuar si kryeprioritetin e reformave. Ne pajtohemi tërësisht me këtë. Kjo reformë është e rëndësishme për një mori çështjesh të tjera, por nuk është e vetmja gjë, që ne kërkojmë të bëjë Shqipëria. Kjo, pasi janë 5 prioritete dhe ne dëshirojmë ta shohim progesin në të pesta këto prioritete. Ne dhe vendet e tjera të unionit duhet të bindemi, që ky proces është i vërtetë. Por është me vend dhe e drejtë të thuhet se, nëse Shqipëria miraton reformën në drejtësi, gjë e cila do një kohë të gjatë, Britania e Madhe dhe vendet e tjera anëtare do ta marrin parasysh këtë, kur të marrin në konsideratë progresin për kriteret e vendosura./ Top Channel

Next Post

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, vdes 43-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com