• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Britania dhuratë Shqipërisë makina për transportin e të burgosurve

by Java News
06/03/2019 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Britania e Madhe i ka dhuruar Ministrisë së Drejtësisë, makina për transportin e të burgosurve. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e vlerësoi këtë dhuratë, një shenjë se “partnerët ndërkombëtarë nuk po lëkunden, ndaj tentativave që kërkojnë të pengojnë Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe rrjedhimisht përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve shqiptarë”. Këtu, ministrja i referohet situatës politike në vend, me opozitën jashtë parlamentit dhe me protestat e dhunshme kundër qeverisë.

“Këto automjete të dhuruara sot nga Britania e Madhe, do të rrisin sigurinë për shoqërimin e personave të dënuar, nga një institucion në tjetrin, ose në gjykata duke lehtësuar dhe rritur sigurinë në sistemin e burgjeve. Britania e Madhe dhe Këshilli i Europës na kanë mbështetur në përgatitjen e Master planit 4 vjeçar për sistemin penitenciar, me të cilën hidhen bazat kryesore të institucionalizimit të qëndrimit tonë strategjik mbi ndërhyrjet që do të bëjmë në sistemin penitenciar.

Ministrja tha se vitin e ardhshëm, do të investohen disa milionë paund në sistemin penitenciar.

Gjonaj solli në vëmnejde ngritjen e sallës Operacionale që monitoron burgjet e vendit 24 orë më kamera, një investim i qeverisë, që sipas saj “ka rritur ndjeshëm sigurinë në burgje dhe ka bërë që kontrolli tashmë të mos kufizohet vetëm në një sallë por në disa salla për të kontrolluar të gjitha veprimet që kryhen në institucione.”

Në përfundim ajo tha se “falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit si dhe me mbështetje të Ambasadës Britanike, do të vendosen në funksion shumë shpejt pajisjet për bllokimin e valëve të telefonave, çka do të ndaloje një gangrenë të trashëguar lidhur me komunikimin në mënyrë të pakontrolluar me botën jashtë”.

Next Post
Turisti, leksion shqiptarëve, pastron mbeturinat në Parkun Kombëtar të Lurës

Turisti, leksion shqiptarëve, pastron mbeturinat në Parkun Kombëtar të Lurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

October 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

October 19, 2026
Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

October 19, 2026
Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe organizatorët

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…

October 19, 2026
“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com