• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britani, shefi i “MI6”: Kërcënimi nga terrorizmi në nivele të paprecedenta

by Java News
08/12/2016 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkalla e kërcënimeve terroriste në Britaninë e Madhe është e paprecedentë. Në këtë konkluzion ka dalë kreu i ri i shërbimeve sekrete “MI6”. Alex Younger tha se shërbimet sekrete dhe ato të sigurisë kanë eliminuar 12 komplote terroriste që prej qershorit të vitit 2013. Sipas tij, shumica e tyre vinin nga hapësirat e paqeverisura të Lindjes së Mesme, konkretisht Iraku dhe Siria.

Younger paralajmëroi gjithashtu se edhe “lufta hibride”, ku përfshihen sulmet kibernetike dhe trazimi i demokracisë, po bëhet një fenomen rrezikshmërisht në rritje.

“Rreziqet në fjalë janë tepër të thella dhe përfaqësojnë një kërcënim fundamental për sovranitetin tonë, – ka thënë ai. – Ato duhet të përbëjnë shqetësim për të gjithë ata që ndajnë vlerat demokratike”.

Në fjalimin e tij të parë publik që prej marrjes së detyrës, ai paralajmëroi mbi ndikimin e aleancës së Rusisë me presidentin Bashar al-Assad në Siri, teksa i konsiderojnë të gjithë kundërshtarët e Assadit si terroristë.

“Besoj se sjellja e Rusisë në Siri, në aleancë me regjimin e diskredituar të Assadit, do të sjellë një shembull tragjik të problemit të humbjes së legjitimitetit, nëse nuk ndryshojnë kursin”, tha ai.

“Duke përkufizuar si terrorist këdo që kundërshton një regjim brutal, ata bëhen armiq ekzaktësisht me atë grup që realisht duhet ta kenë në krah, nëse duan vërtet të mposhtin ekstremistët”.

Younger shtoi se “nuk mund të jemi të siguritë nga të tilla kërcënime, të cilat burojnë nga ai vend, për sa kohë që lufta civile nuk do të marrë fund”.

Grupi i të ashtuquajturit Shtet Islamik ka shfrytëzuar situatën në Siri për të fortifikuar bastionet e tij në rajon dhe për të ndërmarrë një luftë ndaj Perëndimit, tha ai për gazetarët e pranishëm në selinë e “MI6” në Londër. Më pas shtoi se IS, i njohur ndryshe edhe si ISIL apo DAESH, ka një “strukturë shumë të organizuar planifikimi për sulme të jashtme”, e cila po përpiqet të organizojë sulme kundër Britanisë së Madhe dhe të gjithë aleatëve të tjerë “edhe nëse nuk do t’u duhet të largohen nga Siria” për t’i realizuar ato. TCH

ma.me

Next Post
Shkarkohet Zidane, Wenger në Real Madrid?

Zinedine Zidane, 90 minuta larg rekordit të pathyeshmërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In