Britani/ Sekretari i Shëndetësisë: Britania mund të jetojë me COVID-19, si me gripin e zakonshëm!

Hancock 780x439

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se ai shpreson që deri në fund të vitit, vaksinat dhe trajtimet për COVID-19 do ta shndërrojnë sëmundjen në diçka me të cilën “jetojmë, sikurse gripi i zakonshëm”.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Hancock deklaroi se shpreson që deri në fund të vitit, “COVID-19 do të bëhet një sëmundje e shërueshme”.

Sekretari i Shëndetësisë potencoi se trajtimet e reja do të ishin thelbësore që ta shndërronin COVID-19 nga një pandemi që prek jetët tona në një tjetër sëmundje që do të duhej të jetonim, sikurse jetojmë me gripin sezonal.

Rreth 14 milionë njerëz janë vaksinuar me dozat e para në Mbretërinë e Bashkuar, dhe më shumë se 530 mijë janë vaksinuar plotësisht.

Hancock deklaroi se ishte i “sigurt” që vaksina do t’u ofrohej të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar deri në shtator.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com