Gjiganti britanik “Lloyds Bankin Group” ka paralajmëruar se do të pushojë nga puna mbi 3.000 punëtorë dhe do të mbyllë 200 degë, pasi ka vendosur që ti përshtatet ndryshimit të sjelljes së konsumatorëve dhe pasigurisë që është krijuar me vendimin e Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.
Ky njoftim, i cili u publikua të enjten, vjen pavarësisht faktit se drejtori i përgjithshëm Antonio Horta-Osorio fitimin prej 2.1 miliardë paund (rreth 2.5 miliardë euro) në tremujorin e parë e përshkroi si “të fuqishëm”. Megjithatë, ai shtoi se pas referendumit për largim nga BE, parashikimet ekonomike janë të pasigurta dhe se ka mundësi të ngadalësimit.
ma.me