Një grup i disa fëmijëve gangsterë janë regjistruar nga një kamerë ‘CCTV’ duke sulmuar një të rritur në rrugë.
Një person ka mbetur i befasuar pas goditjeve, shkelmimeve që ka marrë nga fëmijët në Bradford, West Workshire, shkruan DailyMail. Disa dëshmitarë okularë kanë thënë se të rinjtë që kanë sulmuar nuk kanë qenë më shumë se 13 vjeçarë. Policia po e heton rastin dhe duan që viktima e panjohur të vijë të tregojë ngjarjen.
https://www.youtube.com/watch?v=Kw6DZtN3ZL4
Sulmi i cili ka ndodhur rreth orës 18:45 të martën ka zgjatur së paku 20 minuta. Fotografitë nga CCTV tregojnë se si një person “rrihet” nga disa fëmijë.
Personi i cili e ka regjistruar këtë ngjarje është kontaktuar nga policia, por ky i fundit thotë se ata nuk ia kanë kërkuar videon për një kohë të gjatë.
“Policia më ka kontaktuar menjëherë pas ngjarjes, por, videon ma kërkuan vetëm pas 48 orëve”, tregon Andrew Britton.
Më pas raportohet që policia të ketë kërkuar falje që nuk ia ka kërkuar atij menjëherë videon.
“Ne kërkojmë falje që kemi humbur thirrjen e parë nga ky person, por ai na ka vizituar këtë pasdite dhe videoja është marrë dhe po analizohet”, ka thënë Az Khan i policisë rajonale.
Az Khan, ka thënë se thirrja është pranuar por, ende nuk është paraqitur viktima të bëjë denoncim.
“Ne e kemi të regjistruar në video një krim, por ne nuk kemi një viktimë që ka ardhur për të raportuar incident në këtë zonë”, ka vazhduar zyrtari i policisë.
Policia e Ëest Yorkshire ka përshkruar viktimën, dhe ka bërë apel që nëse e sheh dikush të lajmërojë organet kompetente.