• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britani/ Gara brenda konservatorëve, Theresa May fiton raundin e parë

by Java News
05/07/2016 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja e Brendshme britanike, Theresa May ka fituar në mënyrë bindëse raundin e parë të garës së brendshme për t’u bërë udhëheqësja e radhës e konservatorëve, e rrjedhimisht kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo siguroi 165 vota nga 329 të hedhura prej parlamentarëve të Partisë Konservatore, e ndjekur nga Andrea Leadsom me vetëm 66 vota, ndërsa personi që e përmendte shpeshherë Shqipërinë gjatë referimeve të tij gjatë fushatës së referendumit, Michael Gove mori 48 vota. I fundit në radhë mes kandidatëve ishte Liam Fox, me vetëm 16 vota, e rrjedhimisht është eliminuar nga kjo garë. Ndërkohë Stephen Crabb, edhe pse mori 34 vota, vendosi të tërhiqej nga ky konkurrim.

Raundet e ardhshëm të votimeve do ta reduktojnë numrin e pretendentëve në vetëm dy të tillë, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në votimin deciziv të 9 shtatorit, prej nga ku do të mësohet se kush do të udhëheqë në të ardhmen konservatorët britanikë, pas largimit të kryeministrit David Cameron, i cili pësoi disfatë në referendumin pro qëndrimit apo pro shkëputjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Ndër kandidatët, ministrja e Brendshme May dhe Stephen Crabb, sekretar për Punën dhe Pensionet, zhvilluan fushatën e tyre pro qëndrimit të Britanisë në BE, ndryshe nga zonja Leadsom, ministre e Energjisë; Gove, ministër i Drejtësisë; si dhe Fox, ish-sekretar i Mbrojtjes, zhvilluan të gjithë fushatë kundër qëndrimit në BE, apo pro “Brexit”-it.

Gara për udhëheqësinë e partisë u nxit prej vendimit të Cameron për t’u dorëhequr nga posti i kryeministrit pasi populli britanik votoi në masën 52 për qind për t’u larguar nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit. Kryeministri, i cili bëri një fushatë tepër të fortë për qëndrimin në BE, por jo të mjaftueshme sa për të bindur popullin e tij të votonte në këtë drejtim, tha se “një udhëheqës i ri” nevojitet për të nisur negociatat e vendit ishullor për daljen nga Bashkimi Europian.

Procesi i zgjedhjes së pasardhësit të tij, në krye të partisë por edhe si kryeministër, nisi të hënën kur 329 nga 330 deputetët konservatorë morën pjesë në zgjedhjet me votim të fshehtë nga mesdita deri pasdite. Rezultati u shpall vetëm gjysmë ore më vonë nga Graham Brady, kreu i një komiteti drejtues të konservatorëve, nga ku u mësua se May udhëheq bindshëm ndaj rivalëve të saj.

Duke komentuar rezultatin, Theresa May tha se ishte “e kanaqur” dhe “mirënjohëse” ndaj kolegëve për mbështetjen e tyre. Ajo e konsideroi një “punë të madhe” përpara për të ruajtur unitetin në parti dhe në vend pas referendumit, për “të negociuar marrëveshjen më të mirë të mundshme, teksa largohemi nga BE-ja”, si dhe “për ta bërë Britaninë të punojë në të mirën e kujtdo”.

“Jam e vetmja kandidate e aftë për të ofruar këto 3 parime kyçe si kryeministre e vendit dhe sot u pa qartë se unë jam e vetmja edhe për të siguruar mbështetjen e thuajse të gjithë Partisë Konservatore”, tha May./TCH/a.k

Next Post

Kujdes nga këto çokollata, kanë elementë kancerogjenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In