• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Britani e Madhe/ Assange i ngjizi dy djemtë e tij në ambasadën e Ekuadorit?!

by Java News
13/04/2020 23:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Julian Assange ka bërë dy fëmijë gjatë izolimit të tij në ambasadën ekuadoriane në Londër. Lajmi është zbuluar në një intervistë prekëse në “Mail on Sunday” nga nëna e dy fëmijëve të themeluesit të Wikileaks, avokatja e tij 37 vjeçare Stella Morris, e cila prej disa vitesh është pjesë e grupit mbrojtës të Assange.

Të dy fëmijët quhen Gabriel dhe Max, dhe janë respektivisht 3 dhe 1 vjeç dhe janë ngjizur gjatë vizitave, pothuajse të përditshme të Stella Morris (emri i vërtetë i saj Sara Gonzalez Devant) në ambasadën e Ekuadorit në Londër, në zonën e Knightsbridge, pranë dyqaneve të famshme të luksit Harrods, ku lideri i Wikileaks ishte strehuar, për t’i shpëtuar arrestimit nga autoritetet britanike dhe kërkesës nga ana e Suedisë për ta ekstraduar, si i akuazuar për përdhunim, por që më pas u hodh poshte nga autoritetet suedeze. Edhe Stella Morris, me nënën regjisore teatri dhe babain arkitekt, ka jetuar shumë vite në Suedi, njësoj si australiani Assange.

Të dy janë njohur në 2011 në Frintine Club, të Londrës, vendi i famshëm ku takohen intelektualët dhe gazetarët. Morris në atë kohë ishte pjesë e grupit mbrojtës të avokatit spanjoll Baltasar Garzon, dhe me të u bë edhe një nga avokatatët e Assange.’Kemi filluar marrëdhënien tonë në 2015’, shpjegon Morris për ‘Mail on Sunday’.

Duke shkuar për ditë atje e njohëm shumë mirë njëri-tjetrin dhe u dashuruam. Julian është një njeri i mrekullueshëm dhe shumë bujar dhe gjithçka që ai po kalon më shtyn akoma më shumë t’i qëndroj në krah. Nga 2017 ne jemi fejuar, fëmija jonë i parë Gabriel ka lindur një vit më 2016, ndërsa Max vitin e shkuar.

Assange ka arritur ti shoh edhe live fëmijët e tij (që janë qytetarë britanik), tregon Morris, që ka ndarë fotot e momentit me Mail On Synday. Dhe jo vetëm kaq, falë një telekamera GoPro, Assange ka parë edhe momentet e lindjes së tyre. Të dy fëmijët kanë edhe dy Kumbarë të jashtëzakonshëm, si reperen britanike M.I.A dhe artisten Tracy Louise Ward, tani dukeshë e Beaufort. ‘Ne do martohemi me Julian’, ka shtuar avokatja’ dhe nëse nuk arrijmë ta lirojmë, martesa jonë do të bëhet prapa hekurave’.

Next Post
Denaj: Deri në fund të Majit hapen të gjitha bizneset

Koronavirusi / Denaj: 176 mijë përfitues nga paketa e dytë ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com