• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brexiti shkon tek shtyrja e afatit

by Java News
15/03/2019 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Theresa May-it i mbaruan argumentat ditën e enjte. Ajo dërgoi ministrat përpara, që të shoqëronin hapat e fundit të dramës parlamentare të Brexitit. Në fund fare ajo fitoi. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohe ajo morri rezultatin e dëshiruar nga votimi. Megjithëse, kjo fitore shoqërohet edhe nga një humbje. Sidoqoftë e qartë është se Brexiti do të zgjatet, dhe deputetët patën votuar më parë kundër Brexitit pa marrëveshje.

Parlamenti humbet shancin

Kjo duhet të ishte dita më e maadhe e opozitës dhe kundërshtarëve të Brexitit. Por që pasdite u bë e qartë se nuk pritej ndonjë fitore e madhe. Me disa përjashtime të vogla, ajo që mungonte ishte bashkimi i interesave të opozitës dhe grupeve proeuropiane ose atyre të rezervuar.

Kështu për shembull kërkesa për një referendum të dytë u rrëzua. Partia Laburiste morri vendim se nuk është momenti i duhur për këtë. Kjo shtoi zemërimin e anëtarëve të partisë dhe zgjedhësve kundër udhëheqjes së partisë, por kursi me dredha i partisë më të madhe opozitare ka bërë që të krijohet kaosi aktual i Brexitit.

Me diferencë shumë të vogël, prej vetëm dy votash u rrëzua kërkesa e deputetit të Laburistëve Hilary Benn, që i pati dhënë parlamentit hapësirë për debatet e vetëvendosjes, që të krijoheshin opsione të tjera të buta për daljen nga BE. Ky ishte momenti kur deputetët mund të merrnin kontrollin mbi Brexitin.

Përkrahje pati po ashtu nga konservatorët e rezervuar, kur sheh që ady javë para mbarimit të afatit parlamentit i shkoi në mendje të vendoste linjën e kuqe kundër Theresa May-it dhe mbrojtjes së saj radikale nga BE.

England, London: Theresa May (picture-alliance/AP/M. Duffy)Theresa May

May fiton zgjatjen e afatit

Në fund mbeti kërkesa e qeverisë që t’i lutet BE javën e ardhshme për zgjatje afati. Parlamenti refuzoi një ditë më parë Brexitin pa marrëveshje, dhe Theresa May ofroi zgjidhjen që të pengonte rrëzimin.

Dhe pas shumë kohe pati sërish një votim në favor të kryeministres, sepse ajo fitoi 431 vota pro kundrej 202 votave kundër. Megjithatë fitorja pati edhe një humbje.

Ajo e pati çliruar votimin nga detyrimet e fraksionit, dhe kështu që tre nga ministrat e saj të kabinetit shkuan nga “Jo”. Kjo formë tradicionale votimi lejon të vëzhgohen cilin vendim ka marrë gjithsecili. Ministri i Tregëtisë Liam Fox, mnistri i Mbrojtjes Gavin Williamson dhe ministri i  Brexit-it Stephen Barclay refuzuan ta ndiqnin. Ajo që dihet është se ata të tre kanë ambicje të bëhen pasardhës të May-it në postin e kryeministrit.

Pra May i fitoi këto votime me votat e opozitës. Sepse më shumë se gjysma e deputetëve të saj kosnservatorë votuan kundër saj. Edhe një herë tjetër u bë e qartë sa pak përkrahje ka ajo në partinë e saj dhe në kabinetin e saj.

UK Unterhaus für Brexit-Verschiebung und drittes Votum über Abkommen | Jeremy Corbyn (Reuters TV)Jeremy Corbyn

Shkurt apo gjatë?

Nëse pakti i daljes do të marrë të martën e ardhëshme nisjen e fazës së tretë, atëherë do të ketë një zgjatje teknike prej maksimumi tre muajsh. Theresa May do të mbartë në parlament shpresën që të tërheqë pas vetes ndjekësit e linjës së ashpër të partisë së saj, të cilët do të preferojnë më mirë të votojnë për Brexitin e saj se sa të venë çdo gjë në pikëpyetje. Presioni është i vetmi mjet që ka në dorë May.

Nuk është e qartë sa shumë shance ka ajo. Prokurorit të Përgjithshëm Geoffrey Cox do t’i mbushet mendja që të përshtatë pikëpamjet ligjore me domosdoshmërinë politike. Për këtë do të ndihmojë një paragraf i Konventës së Vjenës që ka lidhje me paktet ndërkombëtare. Ekspertët juridik mendojnë se kjo përpjekje është e padobishme.

Kryetarja e DUP, Arlene Foster deklaroi ftohtë se ka ardhur koha për një marrëveshje të vërtetë me BE. Dikush duhet t’i ketë thënë asaj se BE refuzon kategorikisht lëshime të tjera. Kështu që ajo modifikon kërkesat e saj, që trajtimi i barabartë të Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretëtisë nuk duhet të vihet në dyshim.

Një seri brexitësh patën njoftuar se do të votojnë patin e daljes nga BE. Të tjerë, si kryesuesi i atyre që ndjekin linjën e ashpër, Steve Baker u treguan të pavendosur duke thënë se marrëveshja është aq e keqe saqë nuk mund të pranohet kurrë. Herën e kaluar Theresa Mayit i munguan 149 vota. A do arrijë ajo t’i marrë ato deri ditën e martë është e paqartë

Dhe nëse marrëveshja nuk pranohet? May ka premtuar që në takimin e nivelit të lartë që mbahet ditën e enjte të kërkojë një shtyrje. Një ditë më parë parlamenti do të duhet të ketë votuar përse duhet përdorur shtyrja. Zgjedhje të reja, referendum të ri, Brexit të butë, kurrkush nuk e di. E qartë është se BE-së do i duhet që të aprovojë shtyrjen. DW

/a.meta

Next Post
VIDEO/ Masakra me 40 viktima në Zelandën e Re, dalin pamjet kur vrasësi hyn me armë në xhami

VIDEO/ Masakra me 40 viktima në Zelandën e Re, dalin pamjet kur vrasësi hyn me armë në xhami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..

January 29, 2026
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!

January 29, 2026
Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

January 29, 2026
“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

January 29, 2026
Nga shtatori rregulla të reja për vizat amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin

Ambasada Amerikane në Tiranë: Respektoni kushtet e vizës, qëndrimi i tejzgjatur në SHBA mund të sjellë pasoja të rënda

January 29, 2026
Opozita ‘mos më prek me dorë’

Ajo që ka ndodhur me Berishën në Strasburg është vetasgjësuese për PD-në

January 29, 2026
VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

January 29, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

January 29, 2026
Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

January 29, 2026
Vëmendje për viktimat

Ismail Kadare, në 90-vjetorin e lindjes (çka mbeti pa u thënë, ndoshta…)

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In