• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Brexit”/ Theresa May nxjerr në skenë “planin B”

by Java News
15/12/2018 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundjava duket se ka ngrirë Londrën jo vetëm në aspektin atmosferik, por edhe atë politik, kur e kthyer me duar bosh nga takimi me udhëheqësit e lartë të BE-së në Bruksel, kryeministrja britanike Theresa May ka përballë edhe kabinetin e vet të përçarë për “Planin B” të “Brexit”-it.

Duket se shumica e kabinetit të saj ministror kërkon mbajtjen e një referendumi të dytë, pasi mendon se plani i saj për “Brexit” i përngjan një qenieje të ngordhur në ujë.

Theresa May shpresonte të siguronte koncensione gjatë takimeve në samitin e BE-së, sidomos për mekanizmin për pengimin e një kontrolli të mirëfillte kufitar mes Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë, dhe Republikës së Irlandës, anëtare e BE-së.

Por, udhëheqësit europianë ishin të qartë se nuk do të kishte rinegociim.

Ndërkohë, vetëm disa orë pasi ish-kryeministri britanik Tony Blair u kërkoi udhëheqësve të BE-së dhe zonjës May të shtynte afatin e hyrjes në fuqi të “Nenit 50” për tërheqjen nga BE-ja, me qëllim që të votohej sërish nga publiku britanik për të zgjidhur ngërçin për “Brexit”-in, edhe udhëheqësi më i spikatur euroskeptik, “babai i Brexit-it” Nigel Farage deklaroi se besonte që Britania mund të përballej me një referendum të dytë. Ai u kërkoi mbështetësve të tij të përgatiteshin për çdo skenar.

Situata mbetet konfuze dhe askush nuk di të thotë me siguri sesi do të precipitojnë zhvillimet, pasi të panjohurat dhe variantet janë të shumëllojshme. Mbetet të shihet se cili do ta luajë me bukur “pokerin”, Londra apo Brukseli, deri në sekondën e fundit para mesnatës së fundit të Britanisë në BE, ose ditës së parë të saj jashtë unionit. (Tch)

Next Post
Tepelena/Dy personazhe rrahin keq 22 vjeçarin

Tepelena/Dy personazhe rrahin keq 22 vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

September 11, 2026
Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

September 11, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Fundjava sjell uljen e temperaturave, kthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat! Ja si parashikohet moti

September 11, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Sulm masiv kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna përfundojnë në ‘Darknet’!

September 11, 2026
Burg për 86-vjeçarin/ Përdori për 58 vite me radhë identitetin e vëllait të vdekur dhe mashtroi sistemin e sigurimeve shoqërore

Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen…

September 11, 2026
Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët

Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët

September 11, 2026
Dështon sërish seanca konstituive në Kosovë, deputetët largohen nga salla, vijon kriza politike

Dështon sërish seanca konstituive në Kosovë, deputetët largohen nga salla, vijon kriza politike

September 11, 2026
Reforma Territoriale, debate të forta gjatë dëgjesës në Librazhd, qytetarët i kërkojnë deputetit Komici të mos shkrihet Bashkia: Mblidhni mendjen se…!

Reforma Territoriale, debate të forta gjatë dëgjesës në Librazhd, qytetarët i kërkojnë deputetit Komici të mos shkrihet Bashkia: Mblidhni mendjen se…!

September 11, 2026
Republikanët mbyllin Konventën, Vance kandidat në 2028-ën?

Republikanët mbyllin Konventën, Vance kandidat në 2028-ën?

September 11, 2026
Shuhet Emma Bonino, ikona e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut!

Shuhet Emma Bonino, ikona e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com