• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brexit, “stërkëmbëshi” i gjyshërve për nipat e tyre

by Aalison Pearse Stevens
25/06/2016 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca e rrënuar ka fituar. Ajo preferoi të kaluarën përballë të ardhmes, kujtimet e ëndrrave, iluzionet, përballë interesit të përbashkët dhe logjikës normale. Ata që e nxorrën Britaninë nga BE janë pjesë e “Englanders”, krahinat periferike të vendit, qytetarët më pak të arsimuar, njerëzit nostalgjike të të gjitha moshave.

Brexit duket, para së gjithash, si stërkëmbëshi i një brezi ndaj një tjetri. Në mesin e Britanikëve mbi 65 vjeç, vetëm 40% votuan për të qëndruar në Bashkimin Evropian. Në mesin e votuesve deri në 34 vjeç, përqindja rritet në 62%. Tek të rinjtë në mes 18 dhe 24 vjeç, ata që janë në favor të Evropë janë 73%. Gjyshërit kanë vendosur kësisoj të ardhmen e nipërve.

Të jetosh me të shkuarën e afërt, është tundimi i vendeve në vështirësi.Ka diçka qetësuese tek ata që janë mësuar të ndjekin vetëm zakonet, natyrisht. Por, duke hequr dorë nga projektet e mëdha, në favor të ngushëllimit të vogël, kjo është pa kuptim. Evropa është – ishte – një projekt i madh, edhe për Mbretërinë e Bashkuar. Anglezët i rinj, ndoshta, nuk kanë qenë në gjendje t’i bindin gjeneratat paraardhëse. Sigurisht ata nuk kanë qenë në gjendje të përçojnë më shumë entusiazëm në shoqërinë britanike. Ata nuk ishin me fat: ata gjetën në rrugën e tyre liderë politikë të ngathët (konservatorin David Cameron); ose udhëheqës të papërgjegjshëm (laburisti Jeremy Corbyn, protagonist i një fushate skandaloze e  joefikase), ose u përballën me liderë cinikë (si Boris Johnson, i cili ëndërron të bëhet Churchill, por ka më shumë gjasa të kthehet në Trump).

Çfarë do t’i ndodhë tani këtij brezi të ri? Po të rinjve të tjerë europianë që jetojnë në Londër, si do t’u vejë halli? Për të kuptuar mundësitë e tyre për të studiuar, punuar dhe lëvizur – do të duhet të informohen se çfarë kushtesh do vendosë këtej e tutje qeveria britanike.

Nëse dëmi nuk është ende i matshëm, pasiguria dhe ankthi janë tashmë të sigurta. Të rinjtë në këtë vend janë mësuar të udhëtojnë, jetojnë dhe punojnë kudo, në sajë të gjuhës angleze. Për ta, nga sot çdo gjë do të bëhet më e vështirë, nëse jo e pamundur (mendoni për shembull programin Erasmus).

Marrë me shkurtime nga La Repubblica

Next Post

Masakra në Korçë/ Trupi i pajetë i autorit të krimit prej 5 ditësh në morg, nuk e varros asnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In