Përçarje në radhët e laburistëve të Jeremy Corbyn për sa i përket çështjes Brexit, ku shtatë deputetë pro referendumit kanë deklaruar daljen nga partia e tij.
Ky grup deputetësh duket se dëshiron të minojë perspektivat në rritje të planit B të propozuar nga vetë Corbyn për një Brexit më të butë se ai i kryeministres konservatore Theresa May.
Dezertorët e arsyetojnë vendimin e tyre edhe nga mosndëshkimi i udhëheqësit të tyre ndaj fenomenit të “antisemitizmit të institucionalizuar” në sektorët e bazës laburiste.
/a.rada